E quan djalin JonArt

Këngëtari Vedat Ademi, është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre të parë.
Çifti i ri ka vendosur që fëmijën ta quajnë me emër artistik, JonArt.
Ademi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë dëshmitar i ardhjes në jetë të JonArtit.
Nëpërmjet rrejteve sociale, ai e ka konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur shumë i emocionuar:
"Shumë i lumtur dhe i emocionuar për ardhjen në jetë të djalit tonë JonArt Ademi…Faleminderit Zotit për këtë dhuratë dhe këtë krijesë të mrekullueshme. Faleminderit të gjithëve për urimet, JonArti , mama dhe baba ju përshëndesin të gjithëve". /Indeksonline/