E rrahu i shoqi, gruaja vdes në spital pas dy javësh në koma
Dhuna në familje ka shënuar viktimën e radhës në qytetin e Beratit. Mësohet se 64-vjeçarja, Lizheta Mice, e cila u rrah nga i shoqi dhe u mbajt "peng" për dy ditë në shtëpi, pa iu dhënë ndihma mjekësore, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Me gjithë kujdesin e bluzave të bardha të kryeqytetit, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë pas goditjeve të forta të të shoqit, Prokop Mice, nga të cilat kishte hyrë në gjendje kome. 64-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka vdekur rreth orës 01:30, duke u gdhirë e hëna dhe dje është përcjellë për në banesën e fundit nga miqtë dhe të afërmit, në qytetin e saj.
Policia
Burime nga Komisariati i Policisë së Beratit bëjnë të ditur se ditën e hënë është mësuar për fatin e 64-vjeçares Mice. Kanë qenë burime zyrtare të Spitalit Ushtarak në Tiranë që kanë informuar organin blu në Berat për fatin e gruas së moshuar. Sipas këtyre burimeve, Lizheta Mice ka ndërruar jetë rreth orës 01:30 të së hënës, ndërsa ndodhej për trajtim mjekësor në kryeqytet. Trupi i pajetë i gruas u dërgua të hënën pranë familjarëve në lagjen "Kushtrim" të qytetit të Beratit nga ku dje u përcoll për në banesën e fundit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, prokuroria ka ndryshuar akuzën për bashkëshortin e saj, Prokop Nice. Kështu, pranë prokurorisë së rrethit, ku mësohet se është përcjellë çështja është kërkuar ngritja e akuzës "plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekje". Prokop Mice, u arrestua nga policia më 13 qershor, pasi akuzohet për dhunimin fizik të bashkëshortes së tij. Rreth një javë më parë, ai doli përpara togave të zeza për të marrë masën e sigurisë dhe gjykata vendosi që burri që dhunoi për vdekje gruan, të qëndronte në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur 61-vjeçari Porkop Mice ka rrahur të shoqen, Lizhetën, dhe nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore, ndonëse gruaja ishte në gjendje shumë të rëndë. Sherri mes çiftit Mice kishte nisur pas insistimit të burrit, Prokopit, për të konsumuar alkool dhe "dënimit" që i kishte dhënë e shoqja, duke i derdhur të gjitha pijet e forta që mbanin në shtëpi. Burri ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka goditur dhe rrahur të shoqen, duke i shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe e ka fshehur faktin për dy ditë rresht, duke mos i dhënë asnjë lloj ndihme mjekësore gruas. Frika e ndëshkimit ka bërë që burri të mos e dërgojë në spital, për t‘u trajtuar. Vajza e tyre, e cila kishte shkuar për vizitë të prindërit, ka gjetur të ëmën në gjendje të rëndë dhe më pas ka denoncuar të atin në polici. Burri u prangos menjëherë pas depozitimit të kallëzimit nga e bija dhe ndaj tij nisi menjëherë procedimi penal. Ndërsa gruaja fillimisht u dërgua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Beratit, ku bluzat e bardha të këtij qyteti, vendosën ta dërgojnë me urgjencë për në Tiranë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk ka mundur të dalë nga gjendja e komës ku kishte rënë prej disa ditësh dhe ka ndërruar jetë dy ditë më parë.