E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN paralajmëron Serbinë, ul deficitin

Fondi Monetar Ndërkombëtar e kërcënoi dje Serbinë se do të pezullojë disbursimin e kësteve të kredive në rast se Beogradi nuk merr masa konkrete për të ulur deficitin buxhetor. Bogdan Lusovolik, drejtor i FMN-së për Serbinë, deklaroi pak ditë më parë se qeveria duhet të krijojë një fond të bollshëm kontingjence për të shmangur rrezikun e rritjes së deficitit. FMN i premtoi Serbisë 3 miliardë euro kredi në maj, në këmbim të shpenzimeve buxhetore të logjikshme.

"Pa masa korrektuese, ne nuk mund të vazhdojmë me disbursimin e kredisë sipas planit", dha Lusovolik.

Qeveria e Serbisë duket se ka hequr dorë nga programi për deficit prej 3 për qind të PBB-së, siç pati rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Tani Beogradi thotë se deficiti do të arrijë në 4 për qind. Serbia ka ndaluar rritjen e pagave, si dhe ka rritur taksat mbi të ardhurat, akcizën mbi karburantet, gjithashtu dhe taksat mbi telefoninë celulare. FMN ka kërkuar mes të tjerave edhe rritje të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar. Qeveria serbe njihet si më spekulantja në Europën Lindore për sa i përket rritjes së shpenzimeve buxhetore për efekt politik. Gjatë viteve të fundit, zgjedhjet e panumërta parlamentare janë shoqëruar vazhdimisht me rritje bujare pagash, ndërsa qytetarët e kanë paguar bujarinë me rritje të shpejtë të inflacionit. FMN i lufton këto praktika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›