Nis sezoni turistik për "Sveti Vllas"
Porti i jahteve "Sveti Vllas" të Bullgarisë, në Detin e Zi hapi stinën turistike. Për këtë arsye, qeveria bullgare po merr masat për sezonin e ri, duke ndërhyrë në disa politike, kryesisht ato të liberalizmit të vizave. Sivjet turistët serbë janë rritur 60 për qind e ndërsa turistët nga Maqedonia 48 për qind. Për Maqedoninë dhe Serbinë janë aplikuar viza të dyhershme me afat 30 ditor. Duke ardhur në Bullgari këta turistë mund të shkojnë në Turqi dhe të rikthehen sërish. Edhe vendet e tjera kanë marrë masa për sezonin turistik, duke ndërhyrë madje dhe në çmimet e akomodimit, si mjeti i duhur për të rritur zhvillimin ekonomik, por edhe për të përballuar krizën ekonomike.