E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrallë, Transportet shkurtojnë 122 punonjës për të punësuar 8 të tjerë



Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, gjatë hartimit të vendimit për përcaktimin e punonjësve të administratës, ka kërkuar që të shkurtojë 122 punonjës në një institucion dhe kjo ka dalë e nevojshme pasi duhej të punësoheshin 8 punonjës të tjerë në aparatin e ministrisë. Në letrën e dërguar nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, në Ministrinë e Financave, shprehet se kjo nismë është e nevojshme. “Mendojmë që nga numri total i miratuar për sistemin e MPPTT-së për vitin 200 të zbriten 122 punonjës për arsye të nevojës për një shtesë prej 3 punonjës në aparatin e MPPTT-së, për krijimin e një sektori të ri, Sektorit të Trajtimit të Koncesioneve, në varësi të drejtorit të Përgjithshëm të Politikave të Planifikimit për Transportin dhe Telekomunikacionin, si dhe të 5 punonjësve në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, një institucion në të cilin janë të ruajtura e të sistemuara materiale arkivore të dokumentacioneve teknike me vlera kombëtare në fushën e ndërtimit në të gjithë territorin e vendit, që fillon nga shekulli XX e deri në ditët e sotme”, - thuhet në letrën që ministri Olldashi i dërgon kolegut Bode në Ministrinë e Financave.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›