E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rreh bashkeshorti, kerkon ndihme policore

Durres- Nuk kane te sosur ankesat dhe denoncimet e grave durrsake, per keqtrajtim nga bashkeshortet ne gjendje te dehur apo ne krize nervore, per shkak te varferise apo papunesise. Dy dite me pare, ne Komisariatin e Durresit eshte bere kallezim nga 30- vjecarja me inicialet A. K., banuese ne qytet, e cila pretendon te jete dhunuar ne menyre sistematike, fizikisht e psikologjikisht nga bashkeshorti i saj, po me inicialet A. K., 36 vjec. Pas marrjes se denoncimit, policia vendore ka kerkuar menjehere nje urdher-mbrojtje ne Gjykaten e Rrethit ne favor te te demtuares. Ne pyetje eshte marre edhe i dyshuari, qe eshte keshilluar prej oficereve te mos perserise me dhunen, pasi rrezikon edhe burgun. Po dy dite me pare, ne komisariat dy gra denoncuan vjehrrin dhe burrin, per dhune fizike dhe psikologjike prej shume vitesh. Gjate dy javeve te para te ketij viti jane regjistruar tete denoncime te kesaj natyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›