E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 255 droge Lazarati, arratiset trafikanti "taksist"

SARANDE- Refuzon te ndaloje ne postbllokun e policise mbi uren e Gajdarit ne Sarande, arratiset pas ndjekjes policore trafikanti, kapet 255 kg droge Lazarati. Idriz Cela, 24 vjec, arriti te shpetoje mbremjen e se martes pas operacionit te koduar "Gajdari 2010", marre shkas nga vendi ku u ngrit prita policore. Mjeti fuoristrade tip "Hundai", me targa TR 9487 R, udhetonte nga Gjirokastra ne drejtim te qytetit bregdetar, me destinacion shtetin fqinj, Greqine.
Rreth ores 19:00, agjentet e Antidroges kane vendosur nje trup speciale tek ura e Gjinos, prane qytetit. Informacionet ishin marre ne rruge operative per makinen e mbushur me marihuane. Fillimisht i eshte bere thirrje drejtuesit per te ndaluar, por Cela nuk i eshte pergjigjur pozitivisht, duke shtuar shpejtesine mbi ure. Ne moment ka ndryshuar drejtimin, duke u kthyer ne krahun e djathte te rruges, per ne qytetin e Delvines.
Duke ecur me shpejtesi per t'i shpetuar policise, nga frika se perpara mund te binte ne postblloqe te tjera, prane Qafes se Gjinos, 24-vjecari ka braktisur fuoristraden duke perfituar nga erresira. Ai eshte futur ne nje zone te pyllezuar dhe ka arritur te shpetoje. Pas kryerjes se veprimeve hetimore u konstatua se ne mjetin tip "Hyndai", kishte 255 kg droge. E gjithe sasia e kapur ishte e shperndare ne rreth 25 canta me 10 kg secila, ndersa cdo pako ishte e presuar dhe e mbeshtjelle me leter natriban, me nga 1 kg e papershkueshme nga uji.
Nga hetimet e kryera nga Policia e Sarandes, u identifikua se drejtuesi i mjetit eshte i dyshuari Idriz Cela, banues ne Sarande. Largimi i drejtuesit te mjetit nga vendi ku policia kapi makinen e tij, beri qe te shpallet person ne kerkim dhe se po punohet per kapjen e tij. Policia tha se i dyshuari do te arrestohet se shpejti, kurse droga ndiqte te njejtin itinerar, Gjirokaster-Sarande-Greqi.

Akuza
Drejtuesi i mjetit dhe pronari i droges eshte shpallur ne kerkim Ai akuzohet per vepren penale "prodhim e shitje te lendeve narkotike". Pas veprimeve te para te kryera nga polica vendore, dosja i kaloi prokurorise ndersa hetohet edhe per persona te tjere te perfshire ne kete rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›