E rrihte bashkeshorti, Gjykata e Tiranes i jep urdhrin e mbrojtjes
Tirane - Nje kryeqytetase ka vendosur t'i jape fund dhunes qe ushtronte bashkeshorti i saj. Vjollca Kodra eshte paraqitur dje perpara Gjykates se Tiranes dhe ka perfituar prej saj nje urdhrin e mbrojtjes. Ndersa nga ana tjeter bashkeshorti i saj eshte paralajmeruar se nuk duhet t'i afrohet prej nje viti baneses ne te cilen jeton ajo. Sipas burimeve nga gjykata Vjollca Kodra kishte denoncuar rrahjet e bashkeshortit te saj, te cilat kane qene te shpeshta. Nena e dy femijeve eshte paraqitur dje ne gjykate rreth ores 11:00 te paradites se djeshme. Me fytyre te enjtur Kodra mesohet t'i kete bere me dije gjykateses se gatshme se bashkeshorti i saj e kishte qelluar me grushte duke i shkaktuar shenja dhe dhimbje te medhaja. Ndersa ajo ishte frenuar disa kohe te bente denoncime ndaj tij per arsye te dy femijeve te tyre te mitur. Perpara gjykates mesohet se gruaja kishte bere me dije se kishte duruar jo vetem ofendimet e bashkeshortit, por edhe grushtat e tij pothuajse te perditshme. Sipas vendimit te marre dje nga ana e gjykateses se gatshme bashkeshorti i Kodres nuk duhet t'i afrohet baneses se saj per nje vit. Ne te kundert policia do te marre masa te rrepta ndaj tij deri edhe venien ne pranga, per shkelje te vendimit te gjykates. Brenda nje muaji ne Gjykaten e Tiranes 4 gra kane marre urdhrin e mbrojtjes, pas denoncimeve te bera ndaj bashkeshorteve te tyre.
Denoncimet
Policia e Tiranes ka ngritur nje sektor te vecante sektorin Kunder Dhunes ndaj Familjes. Deri me sot ne kete sektor jane paraqitur 34 denoncime nga gra te ndryshme te cilat kane vendosur t'i japin fund dhunes se ushtruar nga ana e bashkeshorteve ndersa kane perfituar edhe urdhrin mbrojtjes nga ana e Gjykates se Tiranes.