E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionet e AMC, gati privatizimi brenda vitit

Brenda vitit 2008 do te perfundoje privatizimi i aksioneve shteterore te kompanise celulare AMC. Tashme, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka perfunduar vleresimin dhe klasifikimin si fituese te kompanise konsulente, e cila do te asistoje qeverine shqiptare ne procesin e vleresimit dhe shitjes se aksioneve te mbetura shteterore ne shoqerine AMC. Lajmi u be i ditur dje nga Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, gjate analizes 7-mujore te punes se institucionit qe ai drejton, ku sipas tij, procesi pritet qe te jete i suksesshem. Viti 2008 eshte quajtur si viti i privatizimeve te medha dhe aktualisht Ministria e Ekonomise ka nisur procedurat per privatizimin e sektoreve strategjike, ku nje rol kryesor ze edhe privatizimi i aksioneve shteterore te kompanise AMC. Duke, qene se shitja e aksioneve te shtetit ne kompanite private eshte bere me nje cmim shume te ulet, tashme po kerkohet verifikimi i bilanceve te shoqerive qe do te perfshihen ne kete proces. Keshtu, per paketen shteterore ne shoqerine AMC, pas paraqitjes nga aksioneri privat te disa problemeve te cilat ndikojne ne vleren e aksioneve qe do te shiten, eshte programuar qe ky proces te vazhdoje gjate vitit 2008, ku mendohet te zgjidhen te gjitha keto probleme. Ne kuadrin e realizimit te ketij objektivi eshte programuar pergatitja e kuadrit ligjor per fillimin e procedures se shitjes si dhe perzgjedhja e konsulentit per percaktimin e vleres se aksioneve te kompanise AMC.

12 Per qind Eshte totali i aksioneve te mbetura shteterore ne kompanine e telefonise celulare AMC. Tashme, pas perzgjedhjes se kompanise konsulente pritet qe brenda ketij viti te perfundoje procesi i privatizimit te ketyre aksioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›