E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendetesi, fillon reforma Godo

Fillon reforma e shume perfolur ne sektorin e shendetesise. Vetem pak kohe pas marrjes se detyres si Ministre e Shendetesise, mjekja Anila Godo, ka filluar operacionet e para per sa i perket ndryshimit te krereve te shendetesise ne Tirane dhe ne rrethe. Tashme, me afrimin e muajit shtator, shendetesia do ti nenshtrohet reformes se thelle te paralajmeruar, nga e cila pritet qe ky sektor te kaperceje krizen qe e ka mberthyer.

Reforma

I pari qe e ka ndjere ndryshimin e ministrit te shendetesise, ka qene Mati Pepa, drejtori i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Megjithe perplasjet dhe kerkesat e ish-ministrit Nard Ndoka, duhej ardhja e Godos ne kete poste qe Mati Pepa te linte detyren. Por, ashtu sic u paralajmerua pas emerimit te Godos, fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do te jete periudha e ndryshimeve te medha ne sektorin e shendetesise. Vetem tre dite pare eshte firmosur largimi nga detyra i drejtorit te spitalit te Durresit, ekonomistit Bashkim Shehu, i cili u zevendesua nga mjeku ortoped, Neritan Myderizi. Nderkohe qe dje, Ministria Anila Godo, ka firmosur shkarkimin e dy drejtoreve te Elbasanit, Luan Tabaku, drejtor i Drejtorise se Spitalit Elbasan dhe Everest Hoxha, drejtor i drejtorise se Shendetit Publik ne Elbasan. Ministrja, Anila Godo, duket se nuk eshte bashkuar me teorine e para ardhesit te saj qe zevendesoi mjeket me menaxhere dhe si pasoje ka vendosur te riktheje te paret serish ne detyre. Menjehere, me ardhjen e Godos ne detyre ne Ministrine e Shendetesise nisen ndryshimet e para. Anila Godo filloi te krijonte stafin e saj me te ngushte me te cilet do te bashkepunoje per reformat aq te pritshme ne sektorin me jetik dhe ne krize, shendetesine.

Te rinjte

Emri i pare i "thithur" nga titullarja e Shendetesise, eshte ai i Gerta Picarit, e cila pas shkarkimit nga posti i drejtueses se Drejtorise se Tatimeve vjen si sekretare e pergjithshme e Ministrise se Shendetesise, ne vend te Afrim Krasniqit i emeruar ne kete detyre me ardhjen e ministrit Nard Ndoka. Zevendesimi i dyte i perket drejtores se kabinetit te ministrit, ku nga kjo detyre u largua Erenestina Halili. Nje tjeter largim ishte edhe ai i keshilltarit te ish-ministrit, Lazer Stani. Megjithate nje pjese e mire e emerimeve te reja do te behen me fillimin e javes se ardhshme, ku mesohet se Drejtori i Politikave Shendetesore ne ministri apo punonjes te rangut drejtor do te zevendesohen me emra te rinj, te gjithe mjek, pothuajse te gjithe nga QSUT-ja. Emri me i perfolur per emerimin ne poste drejtuese ne ministri eshte ai i mjekut Arjan Harxhi, aktualisht mjek infeksionit ne pavijonin e Infektivit ne QSUT. Pas tyre nje vale e dyte ndryshimesh pritet te pasojne hallkat drejtuese te institucioneve ne varesi te ministrise se Shendetesise. Reforma ne kete sektor, pritet te sjelle ndryshime te rendesishme, duke pasur parasysh situaten shume problematike qe po kalon shendetesia shqiptare. Era e ndryshimeve filloi me tenderin e ilaceve ne Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ku pas problemeve te shumta, me ne fund filluan te shperndahen citostatiket, ilacet kunder kancerit. Nga ana tjeter kane filluar bisedimet me grosistet e barnave per te shtuar me rreth 61 ilace te reja qe do te jene pjese e farmacise se QSUT-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›