Avaria, gjysma e Tirane pa drita
Nje avari e rende ne dy linja elektrike ka lene pa drita gjysmen e Tiranes si dhe institucionet qendrore te shtetit. Sipas burimeve zyrtare te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, avaria ka ndodhur ne zonen e Kopshtit Botanik dhe si pasoje prej ores 10:00 dhe nuk dihet ende se sa do te zgjase.
Defekti
Qytetaret e gjysmes se Tiranes, vuajten dje mungesen e energjise elektrike edhe gjate nates se djeshme. Defekti ne fjale ka ndodhur ne nenstacionin e Pallatit te Kongreseve, por nuk dihet ende se cili ka qene shkaktari. Burime nga OSSH-ja bejne te ditur se jane demtuar dy linja te energjise elektrike, te cilat ishin linja te nendheshme, cka ka veshtiresuar akoma edhe me teper riparimin dhe gjetjen e linjave. Mesohet se brigadat e remontit vazhduan punen gjate gjithe nates ne oret e para te mengjesit u riparua vetem njera linje, nderkohe qe tjetra do te vazhdoje gjate dites se sotme. Sipas hartes se kufizimeve qe ndodhen per shkak te kesaj avaria, Presidenca, Kryeministria, pothuajse te gjitha ministrite dhe objektet e ndodhura ne zonen e Bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe ne zonen e Ish-Bllokut kane vuajtur mungesen e energjise elektrike. Por edhe zonat e tjera si Komuna e Parisit, Selita, Tirana e Re dhe 21 Dhjetori u preken nga avaria e ndodhur dje. Shkaku i kufizimit te tejzgjatur te energjise elektrike gjate dites se djeshme ka ardhur si pasoje e avarise se ndodhur ne nenstacionin e Pallatit te Kongreseve, por prej kohesh ne te gjithe vendin po aplikohen kufizime te energjise me justifikimin e remonteve te linjave. Si pasoje e ketyre remonteve te linjave te energjise qe jane planifikuar te kryhen gjate veres, ne shume zona te kryeqytetit mungon energjia per tre deri ne kater ore ne dite. Shume prej ketyre remonteve kryhen pa u njoftuar me pare dhe kjo ka ngjallur pakenaqesine e konsumatoreve, sidomos te atyre qe kane ne zoterim nje biznes. Me shume problematike situata eshte per mini-marketet, pronaret e te cileve shprehen te shqetesuar, pasi shume prej ushqimeve qe ata tregtojne nuk mund te qendrojne per nje kohe te gjate ne temperatura te larta. Per te sqaruar gjendjen e krijuar OSSH-ja ka njoftuar se ne kuader te remonteve te planifikuara te linjave po kryhen tre kategori remontesh, te cilat jane ne koordinim me remontet e linjave ne rajon. Sipas OSSH-se, ka qene kjo arsyeja pse ne te gjitha vendin ka pasur nderprerje te energjise elektrike. Keshtu po kryhet remont ne linjat 220 kV dhe 110 kV te tensionit te larte qe kryhen nga OST, remontet e nenstacioneve qe administrohen nga Njesia e Tensionit te Larte te OSSH. sh.a., dhe remontet e linjave te tensionit te mesem dhe ne kabina qe administrohen po nga OSSH. sh.a. "Programi i remonteve te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes koordinohet me remontet e Operatorit te Sistemit te Transmetimit me qellim qe te mos kete nderprerje te dyfishta ne perputhje me programin e miratuar ne fillim te vitit", ka bere te ditur OSSH-ja, pak kohe me pare. Pas permiresimit te situates hidrike, KESH nuk ka aplikuar me grafik kufizimesh te energjise elektrike. Por pavaresisht kesaj, perseri mungesa e energjise eshte perseri e pranishme dhe kjo si pasoje e punimeve te shumta, qe kryhen ne nenstacione apo ne linjat e tensionit te larte.
Analiza
Ulja e humbjeve ne rrjet te energjise elektrike do te mbetet ne doren e kompanise qe do te privatizoje Operatorin e Sistemit te Shperndarjes ne KESH. Duket se drejtuesit e Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, do t'ia lene ne dore ngritjen e sistemit energjetik njeres prej kater kompanive qe kane marre pjese ne tenderin per privatizimin e OSSH-se. Pavaresisht se, se uljet e energjise jane ne masen 33,3 per qind, serish ato mbeten shqetesuese, duke ndikuar ne bilancin financiar te kompanise. "Ne do te kerkojme nga kompania qe do te privatizoje OSSH-ne, qe brenda pese vjetesh te ule ne masen 15 per qind humbjet e energjise elektrike", deklaroi dje Ministri i Ekonomise, Genc Ruli gjate analizes 7 mujore te punes se institucionit qe ai drejton. Sipas tij, prodhimi i energjise elektrike eshte rritur gjate 7 muajve te pare te ketij viti, ndersa eshte ulur importi dhe kufizimet. Duke treguar shifrat, Ruli theksoi se "furnizimi i konsumatoreve me energji elektrike ne keta 7 muaj eshte rritur me rreth 13.4 per qind me shume, pa perfshire humbjet e energjise elektrike". Por nga ana tjeter, gjate muajve te veres konsumatoret po perballen me kufizime te gjata te energjise, kryesisht gjate oreve te paradites, te cilat jane justifikuar me remontin e linjave. Ruli deklaroi se furnizimi me energji elektrike, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ka rritje te prodhimit me 29 per qind ose nga 1.782 GWh, ne 2.300 GWh. Ndersa per importet, ai theksoi se gjate periudhes Janar-Korrik, ato u ulen me 13.1 per qind, ndersa kufizimet me 12 5 per qind.
4 Ore Ne dite jane aplikuar kryesisht kufizimet e energjise elektrike ne kryeqytet. Megjithese OSSH-ja ka deklaruar se keto kufizime kane ardhur si pasoje e remonteve te linjave, por duket se ato jane aplikuar per te permiresuar treguesit.
34 Per qind Jane humbjet e energjise elektrike ne rrjet. Pavaresisht perpjekjeve te drejtuesve te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, duket se vetem privatizimi i OSSH-se do te beje te mundur reduktimin e ketyre humbjeve.
265 Milione Leke jane investuar per permiresimin e furnizimit me energji elektrike te zonave turistike. Kryesisht investimet e bera ne keto zona jane perqendruar ne sektorin e shperndarjes per te rritur sigurine e furnizimit me energji elektrike.