Vitore Doda: E vrava per vetembrojtje
Tirane - Vrasja e ndodhur kater dite me pare, ne afersi te "Bregut te Lumit", Tirane dyshohet te kete ndodhur per motive te vetembrojtjes. Ky ka qene argumenti qe ka perdorur perpara Gjykates se Tiranes, Vitore Doda, e dyshuar si autore e krimit, gjate caktimit te mases se sigurise "arrest me burg" ne ngarkim te saj.
E veshur me nje bluze ngjyre te gjelber, me floket e leshura, e kapur nga te dyja anet nga dy punonjese te policise, Doda ka hyre ne gjykate rreth ores 10:00 te paradites se djeshme ku edhe do te njihej me masen e sigurimit. Sipas burimeve nga gjykata, ajo ka rrefyer shkaqet qe e detyruar, qe te vriste bashkeshortin e saj, kater dite me pare ne banesen e tyre. "Bashkeshortin tim e vrava per t'u vetembrojtur". Keshtu mesohet kete deklaruar dje, perpara gjykateses se gatshme Elona Gjoka, 32 vjecarja Doda, ndersa kishte sqaruar se viktima kishte ushtruar dhune ndaj saj, qe ne diten e pare te marteses. Avokati mbrojtes i saj, pasi ka degjuar edhe rrefimin e klientes se tij, i ka kerkuar gjykates, caktimin e nje mase sigurie me te bute, si ajo e "arrestit ne shtepi". Prokurori i ceshtjes, i ka bere me dije gjykates, se e pandehura e ka vrare viktimen me gjakftohtesi duke perdorur thiken e bukes. Sipas akuzes ajo ka marre armen e ftohte dhe e ka qelluar bashkeshortin e saj, Mirash, ne zemer duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Nga ana tjeter, prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase e caktuar me pas nga gjykata. Me koke ulur, pa mundur dot te shohe as te afermit e saj, te cilet ndodheshin afer me hekurat e portes kryesore te gjykates, me pranga ne duar, ka hyre ne fugonin e policise, xhamat e te cilit ishin te mbuluara me perde te erreta ngjyre blu, per t'u larguar me pas per ne paraburgim ku edhe do te qendroje deri ne perfundim te hetimeve dhe procesit gjyqesor te saj. Vitore Doda akuzohet se ka konsumuar vepren penale te "vrasjes me dashje". Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria Doda kishte vetem dy jave qe ishte martuar me viktimen Mirash Doda 35 vjec. Cifti jetonte ne nje oborr me te afermit e 35 vjecarit. Banesa, e cila kishte vetem nje dhome ishte e parregulluar. Ne shesh qendronin dy rrugica qilimi ngjyra te kuqe, te cilat ishin te mbledhura. Muret ishin te plasaritura, ndersa mobiliet e pakta cifti i kishte vendosur neper cepa te shtepise. Varferia nga njera ane dhe dhuna e ushtruar nga ana tjeter, dyshohet te jene arsyet e krimit. Sipas deklarimeve te dhene perpara oficereve te policise gjyqesore 32 vjecaria ka deklaruar se bashkeshorti i saj e rrihte sistematikisht dhe kishte vendosur qe te divorcohej prej tij. Nje dite me pare ngjarjes kjo e fundit kishte lajmeruar prinderit e saj qe te vinin ta merrnin ne shtepine bashkeshortore. Diten e ngjarjes prinderit kane shkuar te marrin Vitoren kur bashkeshorti i saj ka nisur te konfliktohet me prinderit. Ajo me pas ka marre thiken e bukes dhe me pas i ka qelluar ketij te fundit ne zemer, duke i shkaktuar me pas edhe vdekjen. Vete prinderit e vajzes por edhe te afermit e viktimes, te cilet jane marre ne pyetje nga ana e oficereve te policise gjyqesore kane bere me dije se cifti kishte pasur konflikte te here pas here. Viktima ishte babai i tre femijeve, qe kishte pasur nga martesa e tij e pare. Ndersa me Vitoren ishin martuar dy jave me pare se ajo ta vriste ne hyrje te baneses se prinderve te tij.