E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerat e bankes zbulojne hajdutet

Lezhe- Kamerat e sigurise te vendosur ne banke kane zbuluar autoret e vjedhjes se disa banesave ne Lezhe dhe Shengjin. Marrja e dy kartave ne nje shtepi dhe perpjekja per te terhequr leke nga bankomati pa ditur kodin e sigurise, ka bere qe dy te miturit te zbulohen shume shpejt nga policia e Lezhes. Burime zyrtare bene te ditur se jane ndaluar ne flagrance 17 vjecari A. B., pasi ne bashkepunim me 14 vjecarin N.M., kane thyer dhe vjedhur disa banesa ne Lezhe dhe Shengjin. Rreth ores 19:00 te dy diteve me pare, ata jane futur ne banesen e Gjovalin P., duke thyer dritaren e katit te pare te shtepise. Ndersa ne banese nuk ndodhej asnje pjesetar i familjes, kane arritur te vjedhin nje shume lekesh, 2 telefona celular, 2 ora dore te cmueshme dhe nje sasi bizhuterish. Ata kane arritur te marrin dhe 2 karta bankomatesh te dy bankave. Por deshira per te fituar me teper i ka cuar drejt degeve te bankes pa ditur se kartat kerkonin edhe kodin e sigurise. Kamerat kane kapur pamje nga perpjekjet e deshtuara te dy te miturve, kurse policia ndaloi njerin prej tyre dhe liroi tjetrin per shkak te moshes se mitur. Burime zyrtare thane se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sere sendesh te vjedhura.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›