E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrihte burri, kerkon ndihmen e policise

Durres- Nje 30-vjecare nga Durresi denoncon bashkeshortin, per keqtrajtim te vazhdueshem ne familje. Burime zyrtare te policise vendore, bene me dije se nisen hetimet pas kallezimit te L. K., lindur ne Peshkopi dhe banuese ne Xhafzotaj-Shijak, e martuar, e cila deklaroi se eshte dhunuar ne menyre te vazhdueshme fizikisht e psikologjikisht nga bashkeshorti me inicialet L. D., 46 vjec. Nga ana e grupit hetimor u plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes, kurse materialet i kaluan gjykates per veprime te metejshme. Muajt e fundit jane shtuar se tepermi rastet e dhunes ne familje, ku grate denoncojne burrat dhe prinderit, femijet e tyre per keqtrajtime dhe presione psikologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›