E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet 23-vjecarja, mister shkaqet

Nje 23-vjecare eshte flijuar ne Lezhe, kurse nje burre nga Durresi ka rrezikuar jeten, pasi eshte perpjekur te shuaje dhimbjet e trupit me medikamente. Ngjarjet kane ndodhur duke zbardhur dita e djeshme, kurse policite vendore bene me dije se kane nisur hetimet per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat. Viktima e vetehelmuar me fostoksine, quhet Vilma Martini 23 vjece, banuese ne fshatin Torrovice te Lezhes, kurse i mbijetuari eshte G. S., banues ne lagjen nr. 17 te Durresit, i cili ndodhet aktualisht ne spital.
Ka qene nje tragjedi e vertete ajo qe ka ndodhur ne familjen Martini ne fshatin Torrovice te Lezhes, pasi prinderit dhe te afermit gjeten pothuajse te pajete trupin e Vilmes, 23- vjecare. Menjehere vajza eshte derguar ne spital per mjekim, por pak ore me vone ajo ka nderruar jete si pasoje e efektit te forte qe i ka dhene substanca kimike e perdorur. Burime policore thane se pas hetimeve paraprake, dyshohet se e ndjera ka perdorur helmin fostoksine per t'u flijuar, kurse shkak vleresohet gjendja depresive qe perjetonte prej pak muajsh. Ne pyetje jane marre familjaret me qellim zbardhjen e ngjarjes, nese akti ka ardhur pas ndonje grindje ne shtepi me prinderit, apo ndonje rrethane tjeter qe ka te beje me jeten private te se ndjeres. Gjithsesi grupi hetimor ende nuk ka dale ne nje konkluzion zyrtar per shkakun real te flijimit te 23-vjecares.
Ngjarja e dyte ka ndodhur gjate dites se marte, kur familjaret derguan ne gjendje te rende fillimisht ne spitalin e Durresit dhe me tej ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, 52-vjecarin me inicialet G. S., banues ne lagjen nr. 17. Shkak i gjendjes se pacientit sipas mjekeve, ka qene perdorimi pa kriter i medikamenteve qe mbante ne banese. Pasi ka pire disa lloje ilacesh per te shuar dhimbjet qe po perjetonte ne ato momente, "kokteji" me medikamente per pak sa nuk i ka kushtuar jeten. Policia nisi hetimet dhe konkludoi se nuk ka qene akt veteflijimi, por ngjarje aksidentale, nga pakujdesia e vete pacientit. Aktualisht i demtuari ndodhet ne spital, jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›