E shet Giaccherinin, për Diamantin

Juventusi nuk po ndalet me lëvizjet e njëpasnjëshme në tregun e transfereve. Kampionët italian kanë arritur marrëveshje me skuadrën angleze Sunderland për të shitur Emanuele Giaccherinin. 8 milion euro është oferta që i ka pajtuar të dy palët për mesfushorin italian.
Juve me këto para do të blejë yllin e Bolonjës, Alessandro Diamanti. Me përfaqësuesin italian, Juventusi thuhet se e ka kryer marrëveshjen dhe se Diamanti pritet nesër të prezantohet si lojtar i ri i Juventusit./Indeksonline/