E Diel, 1 Nëntor 2026

E shfrytezuan per tete vjet, 18 vjet burg dy vellezerve

Fier- Mashtrim, torture, perdhunim, trafikim per prostitucion dhe deshtim te femijes duke e gjuajtur me shkelma ne bark. Nuk eshte historia e nje filmi "triller" ne kinemate Hollivudiane, por ngjarja e vertete e nje vajze te trajtuar mizorisht dhe pa meshire, deri ne ate shkalle sa edhe kur nuk kishte mbikeqyrje ne rruget e Italise nga dy vellezerit tutore, ua dergonte nga frika parate ne dollare dhe euro me transferim dhe ne shumen 500 euro ne dite, qe i kishin vendosur si kufirin minimal. Pas nje kalvari tetevjecar nen tutelen e Aleksander e Bledar Sopajt, 34 dhe 36 vjec, nga Patosi, vajza me inicialet F. S., ka denoncuar ne muajin prill 2007 ne polici, pas riatdhesimit dhe me tej rrefyer gjithcka ne Gjykaten e Fierit. Diten e djeshme eshte dhene dhe verdikti final i togave te zeza, ku dy vellezerit jane shpallur fajtor ne bashkepunim, duke u denuar me 18 vjet burg se bashku.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me kryesues gjyqtarin Alfred Konomi, ka vleresuar te ligjshme provat e organit te akuzes, te perfaqesuar nga Genci Mane dhe pretencen e tij per vepren penale te "shfrytezimit per prostitucion ne rrethana renduese", ne ngarkim te dy vellezerve te pandehur. Jorgo (Bledar) Sopaj, mbiemer i ndryshuar pas hetimeve te nisura, ka qene ne mase sigurimi "arrest ne burg" ne mungese, pasi eshte i shpallur ne kerkim, kurse Aleksander Sopaj, ka qene i arrestuar nga policia dhe me gjykim ne prezence. Ne fund te vendimit, gjykata hodhi poshte kerkesen e pales mbrojtese per pafajesi apo kundershtim akuze dhe dha 10 vjet burg, per Bledar Sopaj dhe 8 vjet per vellane e tij, Aleksandrin.

Historia dramatike e vajzes, atehere adoleshente, nis ne vitin 1997 kur F. S., pasi eshte njohur me Elvis Gropen ne Greqi, i cili nuk jeton me, kane shkuar ne Itali dhe ne Trevizo vajza eshte shfrytezuar per rreth 5 muaj, nen kercenim. Policia e riatdheson, por vajza ritakohet ne Patos me Gropen dhe jetojne 3 muaj se bashku. Ne hotelin "Gjermani" e prezanton me te pandehurin Bledar Sopaj, i cili i thote se do e conte ne Greqi tek nena e saj, por e ka derguar ne Vlore, ku ne bashkepunim me dy te tjere e ka perdhunuar barbarisht prane shtepise se dajes se tij. Nga Vlora jane nisur per ne Itali me skaf dhe vendosen ne Rimini, Milano dhe ne fund ne Torino, ku ka takuar edhe vellane e Bledarit, Aleksandrin. Nga viti 1999 deri ne 2006, vajza eshte detyruar te ushtroje prostitucion ne rruge dhe te gjitha fitimet ua jepte dy vellezerve. Edhe kur ata nuk ishin ne Itali ajo ua dergonte me transferta bankare apo "Western Union", faturat jane bllokuar nga prokuroria gjate hetimeve si prova. Pas disa kontakteve me nenen dhe perpjekjeve per ta mbajtur te fshehur e frikesuar, ne muajin prill 2007 ajo i ka treguar historine dhe se bashku bene denoncim ne Fier. Te dy vellezerit nga viti 2003 deri ne 2007 kane ndryshuar gjeneralitetet ne "Jorgo" dhe "Zykaj".

"Te dy, Aleksandri dhe Bledari, me kane dhunuar sistematikisht, fizikisht dhe psikologjikisht. Bledari me thoshte se s'duhet te shkoja ne shtepi pa 500 euro ne nate dhe me ka detyruar te deshtoja kater here. Ne njerin prej ketyre rasteve, Bledari me ka qelluar me shkelma ne bark, duke bere qe femija te vdiste", ka rrefyer vajza para trupit gjykues historine rreqethese, qe eshte mohuar nga avokatet e te pandehurve, njeri prej te cileve ne kerkim.

Nena: Vajza punonte naten, flinte diten

Nena e vajzes, me inicialet M. S., per njohjen me Bledarin, ka deshmuar se e kishte marre vazhdimisht ne telefon. "E merrte shpesh ne telefon vajzen, por ajo ia mbyllte. Me vone kam mesuar se vajza punonte naten dhe diten bente gjume. Per 8 vjet qe vajza ka qene e larguar, ka qendruar me mua 20 dite para 3 vjeteve dhe ne nje rast tjeter, muaji gusht i vitit 2006 per 10 dite ne Vlore", ka deshmuar ajo per gjykaten. Ne muajin prill 2007 e ka marre ne telefon nenen, ku i ka thene se donte te shkonte ne Greqi dhe te bisedonte nga afer dhe pak dite me pas, depozitoi denoncimin ne polici.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›