E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Si i mbijetova tragjedise

Nje prej te mbijetuarve te kesaj tragjedie, Ndue Nikolli, rrefeu dje te gjithe ate qe kishte pare, gjate punes ne fabrike si dhe ne momentin e shperthimit. "Gjate kohes qe kam filluar pune, vete drejtori apo dhe persona te tjere na kane trajnuar mbi kushtet e sigurise, madje na i perseritnin sa here fillonim pune ne mengjes. Per te respektuar kushtet e sigurise ne pune, ne kemi nenshkruar edhe nje leter. Nderkohe qe ne fabrike kishte edhe bombola dhe kova uji, ne rast te marrjes zjarr te barutit. Ka qene vazhdimisht nje amerikan, i cili interesohej per punen dhe filmonte me kamera. Ne momentin e shperthimit isha rreth 50-60 m larg. Ktheva koken dhe pashe qe baruti kishte marre flake. Nisa te vrapoja, nderkohe qe me kishte shtyre presioni i flakes dhe rrobat ishin perfshire nga flaket. Rruges per nga autostrada hoqa rrobat e marra flake dhe nje makine me ka transportuar per ne Spitalin Ushtarak, pastaj ne spitalin "Nene Tereza" dhe me pas ne Brindizi ne Itali, ku kam marre mjekime mbi djegiet ne trup. Nuk mund te jap shpjegime nga se ka ardhur flaka, sepse nuk kam dijeni", pohoi ne seance i mbijetuari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›