E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mema: Ne momentin e tragjedise, nuk po saldohej

Qemal Mema, nje tjeter punetor i mbijetuar i tragjedise, ka treguar te gjithe ate cfare ka pare pas shperthimit. "Mbaj mend qe kam qene vetem 6 m larg vendit ku ra zjarri. Hodha syte dhe pashe qe baruti mori flake. Nisem te vraponim, pasi behej fjale per mbijetese. Dua te theksoj se ne ate moment ne fabrike nuk beheshin saldime, pasi ne punonim me karroca dore dhe makinat e transportit te barutit nuk gjendeshin ate dite ne fabrike. Po dua te theksoj se nga puna e bere gjate dites, pati shume barut ne fabrike, si dhe mjaft municione te pademontuara", pohoi ai.

Hidhet ne ere me tritol, varri 120-vjecar

Malesi e Madhe- Hakmarrja dyshohet te jete motivi i dhunimit nepermjet hedhjes ne ere me tritol i nje varri 120-vjecar, ne fshatin Kokepapaj te komunes Gruemire ne Malesine e Madhe. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare, por eshte zbuluar nga familjaret e te ndjerit vetem diten e diel, duke e denoncuar ne Policine e Shkodres. Ne vendngjarje shkuan ekspertet antimine, te Antiterrorit dhe agjente te krimeve. Burime zyrtare thane se K. Alushi ka bere denoncimin per hedhjen ne ere te varrit te vjeter, qe i perkiste nje paraardhesi te tij. Varri ndodhej tek nje koder ne hyrje te fshatit, prone e ish-banorit te zones. Nga hetimi i kryer rezulton se shperthimi eshte kryer me lende plasese e llojit tritol ne nje sasi te konsiderueshme, kurse demet kane qene materiale. Pervec varrit eshte demtuar edhe nje kryq gjigant i vendosur aty nga familjaret mbi varrin e te ndjerit, i cili nuk eshte vjedhur. Keqyrja paraprake ka qene siperfaqesore, por ekspertet kane shkuar edhe gjate dites se diel per hetime dhe verifikime te tjera. Per momentin nuk ka asnje person te ndaluar, si te dyshuar per krimin dhe jane bere disa shoqerime te banoreve te fshatit. Policia heton ne pisten e shkaterrimit per qellime hakmarrjeje, pas ndonje konflikti pronesie apo banal mes familjeve. Prokuroria e Shkodres po heton ngjarjen, per vepren penale "dhunim te varreve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›