E shkuar, e harruar

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe ata të Federatës së Basketbollit të Shqipërisë (FBSH) me një fjalor të ashpër fajësonin njëra-tjetrën për përleshjen fizike që ndodhi para pak ditëve në Kosovë, në ndeshjen miqësore ndërmjet lojtarëve të përfaqësues së Shqipërisë dha asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por, ajo gjuhë e ashpër u zbut tërësisht të enjten, kur në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë u paraqitën së bashku të dy krerët e federatave - ai i Kosovës, Erolld Belegu dhe ai i Shqipërisë, Avni Ponari. Madje, të dy këta vetëm sa nuk thanë: ‘Ne jemi vëllezër’.
“Pas gjithë asaj që ndodhi në turneun ndërkombëtar në Prishtinë, raportet ndërmjet dy federatave nuk janë përkeqësuar dhe këtë e dëshmon prezenca e Avni Ponarit këtu në FBK”, tha Belegu në fillim të konferencës.
Por, nuk u sqarua se cila ishte arsyeja e vizitës së Ponarit në Prishtinë. Nuk u tregua nëse Ponari ka kërkuar falje për atë ekses, pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar Erolld Belegu nga FBSH-ja.
Pas kësaj deklarate të Belegut, FBSH-ja nëpërmjet një kumtese për media kishte theksuar se FBK-ja nuk e ka organizuar mirë turneun, andaj fajin tani po mundohet ta hedhë te lojtarët kuqezi.
Por, çuditërisht Ponari në Prishtinë tha se FBSH-ja nuk e ka lëshuar një kumtesë të tillë. Ai nuk e pranoi as fajin që ia kishte hedhur FBK-ja FBSH-së, derisa nuk tregoi se a i ka kërkuar apo jo falje Federatës së Basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ponari ishte i prerë në pyetjet e gazetarëve rreth eksesit, derisa thoshte se ai rast tanimë i përket së kaluarës.
“Na vjen keq për eksesin e rastësishëm, të cilin tashmë të gjitha palët e konsiderojmë si rast të mbyllur. Ai tani i takon së kaluarës dhe ne jemi të përqendruar të shikojmë kah e ardhmja. Ky rast na bën të jemi më të lidhura si federatë shqiptare dhe kosovare, në mënyrë që gabime të tilla mos të tolerojmë të përsëriten më dhe të bëjmë organizime akoma më të mira”, theksoi Ponari.
Përkundër insistimit të gazetarëve, ai nuk përgjigjej në pyetjen konkrete se a u ka kërkuar falje arabëve për eksesin. Në këtë pyetje, ai disa herë u përgjigj njëjtë: “Pas eksesit ne kemi kontaktuar me drejtuesit e Federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Megjithatë, Ponari dha shenja se shpejt marrëdhëniet e FBSH-së me arabët do të rregullohen sikurse më parë. “Shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të luajë sërish me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha ai.
Në anën tjetër, Erolld Belegu tha se sa u përket marrëdhënieve të FBK-së me drejtuesit e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe pas eksesit, gjithçka është në rregull. “Unë kam kontaktuar me ta pas eksesit dhe ata janë shprehur të kënaqur me pritjen tonë dhe organizimin. Ata e konsiderojnë eksesin si të ndodhur rastësisht dhe janë të interesuar të harrohet sa më shpejt ai rast”, pohoi Belegu, i cili pati edhe një ‘përplasje’ me basketbollistin Ermal Kuqo.
Por, kreu i FBSH-së, Avni Ponari tërthorazi tha se shpejt Belegu do të ‘pajtohet’ me Kuqon, pasi ai premtoi se do ta organizojë një aheng të përbashkët për shqiptarët dhe kosovarët.
Ai lavdëroi Belegun për punën e palodhshme që po e bën në rrugën drejt inkuadrimit të FBK-së në FIBA dhe premtoi se edhe vetë ai do të lobojë maksimalisht në mënyrë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në këtë asociacion.