E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami e pret Romën

Valon Behrami e thërret Romën. Ylli kosovar me nënshtetësi zvicerane, anëtar i West Hamit nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Serie A, te Giallorossët. Në Trigoria shpresojnë të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij para përmbylljes së afatit kalimtar të verës më 31 gusht.

Ndërsa, spekulohet se edhe Spartak Moska ka shprehur interesim për Behramin, i cili megjithatë thuhet se nuk dëshiron të përfundojë në Rusi. Menaxheri i tij, Alessandro Beltrani ka ritheksuar qëllimin e ish-anëtarit të Lazios të bartë fanellën e rivalit të qytetit, Romës në sezonin e ardhshëm.

“Valoni është i lumtur me interesimin e Romës”, tha Beltrani për LaRoma24.it. “Tani pritet lëvizja e Romës. Në ditët e fundit nuk kemi zhvilluar kontakte me klubin nga Trigoria, por ritheksoj se futbollisti ndihet krenar që kërkohet nga një klub kaq prestigjioz”, përfundoi Beltrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›