Juventus dorëzohet për Dzekon

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se klubi është tërhequr nga interesimi për transferimin e sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko.
Gjiganti italian gjatë gjithë verës ka qenë në ndjekje të reprezentuesit boshnjak mirëpo Marotta ka pranuar se ky objektiv është vështirë të realizohet.
“Për Dzekon është pothuajse e përfunduar sepse Wolfsburg nuk dëshiron ta shes. Dzeko ka thënë disa herë se dëshiron të bart fanellën e Juventusit por ëndrra e tij dhe e jona është vështirë të realizohet”, tha Marotta për Sky Italia.