E Diel, 1 Nëntor 2026

E shohin shtetin si domosdoshmeri për ambicie personale

Shqipëria vuan nga një bashkësi individesh që e shohin shtetin vetëm si një domosdoshmeri per te arritur ambicie personale. Në këtë bashkësi shteti është parë si një mbivendosje mbi çdo të drejtë natyrore apo normative që i perket njeriut.

Ketu vullneti i shtetit është gjithmonë i drejtë dhe nuk mund te paragjykohet. Shteti-aparat eshte pare si vendi ku mund te arrihen ambicie personale te karakterizuara nga fuqia. Ky grup ka prejardhje nga regjimi diktatorial dhe është e kunderta e demokracisë.

Reflektohet shpesh tek shtresat me moshë të thyer dhe që gëzonin nje pozicion mbi mesatar gjate periudhes se diktatures. Ka vlera egoiste të natyralizuara në individin nga vetë regjimi. Fatkeqesisht nje pjese individesh qe i perkasin ketij grupimi gjenden edhe sot ne hallkat e administrates publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›