E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtuna, 3 të vdekur në aksidente

 

PUKE/ FIER - Tre persona humbën jetën në dy aksidente që u shënuan dje brenda një harku të shkurtër kohe. Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën nacionale Pukë-Shkodër, ndërsa një 44-vjeçar ndërsa udhëonte në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të vendit të quajtur, Qafa e Qelës. Motori me targë SH 812 A, ku udhëtonin Gëzim Xhinaj, 19 vjeç dhe Viktor Ndoci, 32 vjeç u përplas fuqishëm me një makinë që vinte përballë tyre. Një prej udhëtarëve mësohet se ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri rrugës për në spitalin e rrethit. Policia ka bërë të ditur se në drejtimin e motorit ishte Xhinaj, ndërsa Ndoci pasagjer. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë motori i të rinjve, të cilët në atë moment ndodheshin në kahun e kundërt të rrugës. Përplasja ka qenë ballore, e pashmangshme në kushtet e shpejtësisë. Aksidenti i dytë me pasoja ndodhi rreth orës 20:00 në rrugën Fier-Lushnjë. Bujar Rizvani, ndërsa udhëtonte me makinën "Benz" me targë TR 6893N u përplas me një kamion me targa FR98 61 A. Dyshohet se një defekt në gomën e veturës solli humbjen e kontrollit dhe goditjen e fortë me kamionin. Drejtuesi Rizvani, i njohur si biznesmen në Fier, ndërroi jetë në vend, për shkak të forcës së madhe të goditjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›