E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë “të mëdhenjtë”, dështon vetëm Lushnja

 

Elbasani, Partizani dhe Bylis e kanë nisur mirë Kategorinë e parë. E vetmja nga skuadrat e rënë sezonin e fundit nga Superliga që nuk ka mundur të sigurojë fitoren ka qenë Lushnja, e cila ka barazuar pa gola në “Roza Haxhiu”. Megjithatë nga “të mëdhatë” e Kategorisë së parë  vetëm Bylsi ka mundur të siglojë një fitore bindëse, madje edhe jashtë fushës së vet në Memaliaj. Ndërsa Elbasanit i është dashur shumë punë në “Ruzhdi Bizhuta”, për të mundur ngushtësisht 2-1 Besëlidhjen. Me golat e E.Dalipit dhe Ramazanit, djemtë e drejtuar nga trajneri Muharrem Dosti kanë mbyllur me fitore një ndeshje, që ishte parashikuar të luhej në kushte të vështira, sepse ishte takimi i parë i kampionatit dhe verdheblutë nuk ishin në formën e tyre më të mirë. Me këtë fitore, Elbasani ka marrë tre pikët e para në këtë sezon, ndërsa ndeshjen e radhës do ta luajë në Librazhd, në derbin e parë të prefekturës. Një fitore drithëruse ka marrë edhe Partizani në “Selman Stërmasi” falë golit të Pashajt. Për t’u theksuar kanë qenë thirrjet e tifozëve për largimin e presidentit Albert Xhani nga drejtimi i klubit. Nga ekipet e tjera bien në sy fitorja e Dajtit, në fushën sportive të Kamzës, teksa ka mundur minimalisht, 1-0, Adën. Po me këtë rezultat falë golit të Jahajt ka fituar edhe Pogradeci  ndaj Turbinës. Barazime në dy takimet e tjera Burreli-Sopoti si dhe Gramshi-Skrapari. Ndërkohë java e dytë regjistron përballje si Skrapari–Memaliaj, Sopoti–Elbasani, Bylis–Partizani, Luftëtari–Pogradeci si dhe Turbina-Lushnja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›