E sperkat me benzine dhe i ve flaken
LAC- E shqetesonte me sjelljen e tij, e sperkat me benzine dhe i ve flaken te semurit mendor ne moshe te mitur. Ngjarja e rende ka ndodhur diten e djeshme ne lagjen nr. 2 te qytetit te Lacit, duke alarmuar jo vetem policine por edhe banoret. Burime zyrtare thane se viktima dhe autori jane fqinj me njeri-tjetrin, nderkohe qe kane nisur hetimet dhe i vune prangat te dyshuarit 26-vjecar Altin Coku. I demtuari Taulant Gega 16 vjec, ndodhet ne urgjence me plage djegieje ne fytyre dhe trup. I mituri ishte paraqitur ne urgjencen e spitalit te Lacit me djegie ne trup, kurse mjeket thane dje se adoleshenti ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Fillimisht policia ka dyshuar se ngjarja mund te ishte nje tentative vetevrasjeje, me ane te djegies se adoleshentit, pasi ky i fundit njihej si person me probleme mendore, i kategorise se pare me shoqerues, per te cilen dhe kurohej. "Nga veprimet hetimore te kryera eshte konkluduar se ngjarja ka ndodhur per qellime kriminale, pikerisht per motive te dobeta dhe se autor i ngjarjes, eshte i dyshuari Altin Coku, banues ne te njejten lagje me te demtuarin", thane burime zyrtare te policise vendore pas hetimeve te kryera. Policia tha se njoftimin e ka marre rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem, kur dhe bene ndalimin e menjehershem te Altin Cokut, ndaj te cilit eshte ngritur akuza e "vrasjes me paramendim ne rrethana cilesuese, e mbetur ne tentative".
Grupi hetimor i ngritur menjehere per kete ngjarje kriminale, ka marre ne pyetje te dyshuarin, qe ka pretenduar se i demtuari e shqetesonte here pas here ate dhe familjen e tij, pasi jetonte ngjitur me ta dhe ishin fqinj. Por do te jene hetimet e metejshme dhe verifikimet qe do te zbardhin plotesisht kete akt kriminal, qe per pak sa nuk ka perfunduar ne tragjedi. Sipas burimeve policore, i dyshuari e ka sperkatur me benzine dhe me pas i ka vene flaken te miturit, i cili eshte ndihmuar nga familjaret ne momentin e fundit.