Ekzekutohet para shtepise 50-vjecari
Kruje- Ekzekutohet ne hyrje te pallatit nje 50-vjecar, teksa kthehej ne banese. Persona ende te paidentifikuar, e kane ndjekur dhe qelluar ne prite me arme zjarri Arben Duken, i cili humbi jeten ne vend. Krimi ka ndodhur rreth ores 21:10 te mbremjes se djeshme ne lagjen e njohur si "Sesere" te Krujes. Disa te shtena arme kane terrorizuar banoret dhe kalimtaret, kurse trupi i nje personi, u gjet i shtrire pertoke dhe i pergjakur. Banoret dhe me pas familjaret, identifikuan viktimen si Arben Duka, banues ne pallatin para te cilit ndodhi ekzekutimi. Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te Policise se Krujes, duke ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit, ndersa u ndihmuan me kontrolle ne akset rrugore nga policia e Fushe-Krujes, Lacit dhe Durresit. Sipas informacioneve te para mendohet se 50-vjecari eshte qelluar nga nje person i vetem, qe ka perfituar nga erresira ne ato momente, kurse i ndjeri eshte ndjekur ne cdo levizje. Me pas atentatori mund te jete ndihmuar nga persona te tjere, duke u nxjerre jashte qytetit me makine. Askush nuk ka arritur te shikoje autorin e krimit, por mendohet se per te kryer vrasjen eshte perdorur nje arme pistolete, nga distance e afert. Policia nuk ka ende nje piste te qarte per ngjarjen, megjithese jane pyetur te aferm, familjare dhe banoret e lagjes ku ndodhi vrasja. Burime policore thane se po hetojne per ndonje konflikt banal te viktimes me autorin, motivet e pronesise dhe ndonje hakmarrje te mundshme. I ndjeri ka marre disa plage plumbi vdekjeprurese ne trup, qe i kane shkaktuar humbjen e jetes ne vend, pa qene nevoja per t'u derguar ne spital. Policia gjeti disa gezhoja ne vendngjarje dhe po verifikon te gjitha informacionet per levizjet e personave te dyshimte ne qytet, apo te mjeteve ne akset kryesore. Deri dje ne mbremje vone nuk ka pasur te ndaluar, por vetem disa te shoqeruar, ndersa po hetohet edhe per veprimtarine e 50-vjecarit gjate koheve te fundit.