E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Vidohoves, i falet burgimi perjete

Korce- Ne masa te rrepta sigurie dhe pa prezencen e familjareve te pales se demtuar per shkaqe sigurie, eshte zhvilluar dje seanca e dyte gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Besim Karai, i akuzuar per vrasje te trefishte. Trupi gjykues i Shkalles se Pare Korce, i kryesuar nga Gjergji Koco, vendosi dje te falte burgimin e perjetshem per 40-vjecarin nga Kruja qe jetonte ne Vidohove te Devollit, duke i pranuar sipas dispozitave te Kodit Penal gjykimin e shkurtuar, qe i siguron uljen me 1/3 e denimit. Kerkesa ishte bere nga pala mbrojtese dhe vete i pandehuri per masakren e 29 janarit, ku u ekzekutuan pas nje sherri per motive te dobeta xhelozie, tre vellezerit Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri. Prokurori i ceshtjes, Edmond Shytka, kerkoi te shqyrtoje te gjitha materialet dhe pas dy javesh ne seancen e radhes do te shprehet per kete vendim te gjykates per gjykimin e shkurtuar dhe per konkluzionet perfundimtare te ceshtjes. Vete i dyshuari Karai ka pranuar ne seancen e pare, krimin e trefishte dhe motivet e tij, duke rrefyer se shkak ishte bere lidhja jashtemartesore qe gruaja e tij kishte pasur me nje nga viktimat, Taulant Mullirin. Edhe pse ia kishte falur tradhtine, me vone Besim Karai ka mesuar edhe per shtatzenine e bashkeshortes me 25-vjecarin nga Vidohova dhe vazhdimin e lidhjes se tyre jashtemartesore. Vete 40-vjecari ka pretenduar se ishte fyer dhe ngacmuar shpesh nga dy prej vellezerve, Taulanti dhe Xhiliani se po vazhdonin lidhjen dhe diten e ngjarjes, ai ne keto rrethana ka rrembyer armen automatike duke i vrare te tre vellezerit, te njohur dhe si djemte e Liljana Mullirit, gruas qe po vuan 25 vite burg per masakrimin e nje 7 vjecari ne fshat po per motive te njejta, lidhje jashtemartesore me nje te ri nga Vidohova.
Ne seancen e radhes trupi gjykues ka pranuar kerkesen e mbrojtjes per gjykim te shkurtuar, kerkese e bazuar ne faktin se Besim Karai ka pranuar qe ne nisje te procesit autoresine e krimit te trefishte. Ne keto kushte prokurori i ceshtjes Edmond Shytka ka kerkuar kohe qe organi i akuzes te pergatitet per te paraqitur konkluzionet perfundimtare per akuzen ndaj Karait, "vrasje per shkak te cilesive te vecanta". Me kerkese te relatorit te trupit gjykues Gjergji Koco, seanca e djeshme eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per te garantuar zhvillimin normal te procesit gjyqesor, pasi ne seancat e meparshme ka pasur perplasje midis paleve.
Kodi Penal
Ne Kodin Penal parashikohet qe ne rast se i pandehuri procedohet me gjykim te shkurtuar, duke pranuar aktet ne dosjen e prokurorise, mund te perfitoje uljen me nje te treten e denimit nese shpallet fajtor. Edhe nese gjykata jep burgim te perjetshem ne vendimin e saj, sipas gjykimit te shkurtuar ulet nje e treta e denimit dhe ne precedentet e meparshem jane dhene 25 vite burg.
29 Janar 2010 Dita kur Besim Karai dyshohet se me nje arme automatike, pas grindjes se radhes, ka ekzekutuar tre vellezerit Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri, 25, 23 dhe 17 vjec, banues ne fshatin Vidohove. Motivet e masakres ishin te dobeta, shkaqe xhelozie, pasi autori kishte kapur ne flagrance bashkeshorten me nje prej vellezerve, Taulantin. Karai u dorezua dy dite pas ngjarjes ne polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›