Prangoset i treti i bandes grabitese ne Paskuqan
Tirane- Bie ne prangat e policise se Tiranes, i dyshuari per nje sere grabitjesh te kryera ne periudha te ndryshme kohore ne Paskuqan. Sherbimet e komisariatit te policise nr. 5, arrestuan Viktor Vezin, 23 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, i denuar me pare per vjedhje, pasi dyshohet se ne bashkepunim me dy persona te tjere Shaban Miftarin, 19 vjec dhe E.Gj, 17 vjec, te dy te arrestuar kane realizuar ne bashkepunim me njeri-tjetrin nje sere vjedhjesh me dhune. Sipas policise, pas arrestimit te ketyre personave, eshte dokumentuar nje liste e gjate vjedhjesh. Keshtu ne 18 gusht 2009, ata dyshohen se ne bashkepunim me njeri- tjetrin kane vjedhur ne Paskuqan, nje bashkemoshatarin e tyre, duke i marre atij me dhune shumen prej 2 mije lekesh dhe nje telefon celular. Ne po kete dite, dyshohet se te tre te arrestuarit, i kane vjedhur nje personi ne rrugen "Selaudin Zorba", nje automjet tip Ford Fiesta me targa TR 1197N. Vetem kater dite pas ketyre vjedhjeve, me 24 gusht ata dyshohen se kane vjedhur ne Paskuqan 2, banesen ne pronesi te nje personi, duke marre shumen prej 50 mije lekesh dhe dy telefona celular. Ndersa me heret me 12 Prill 2009, policia hedh dyshimet e saj se tre te arrestuarit kane realizuar vjedhjen e nje dyqanit ne rrugen "Abedin Cici" ne Tirane. Te arrestuarit do te gjykohen te tre per veprat penale te "vjedhjes me dhune" dhe te "vjedhjes ne bashkepunim".
L.K
L.K