E premte e pergjakshme, 4 te vdekur nga aksidentet
Lushnje-Kater te vdekur, eshte bilanci tragjik i disa aksidenteve te ndodhura brenda 24 oreve ne rruget e Lushnjes dhe Vlores. Dy persona kane humbur jeten dhe tre te tjere jane plagosur, ne dy aksidente te ndodhura mbremjen e se enjtes, ne autostraden Lushnje-Rrogozhine dhe Lushnje-Fier. Rreth ores 22.30 ne vendin e quajtur Kryqezimi i Savres, ne autostraden Lushnje - Fier, nje automjet tip benz me targa TR 0518 F, ka dale nga rruga, duke perfunduar ne kanalin anesor te rruges. Per pasoje ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit Gjergji Prenga 43 vjec, dhe jane plagosur dy persona te tjere qe udhetonin ne kete automjet, Fatmir Deda dhe Luigj Kola, te dy 40-vjecare. Sipas policise, shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e levizjes. Aksidenti i dyte ka ndodhur rreth ores 05.00 te mengjesit te djeshem, ne aksin rrugor te autostrades Lushnje-Rrogozhine ne rrethrrotullimin e Cermes. Nje automjet tip Reno Clio, me targa greke, i drejtuar nga shtetasi grek Ilia Kodujani, 65 vjec, i ka rene mespermes rrethrrotullimit, dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen bashkeshortes se tij shqiptare, Ana Cokaj, 38 vjece lindur ne Berat dhe banuese ne Memaliaj te Tepelenes. Sipas policise, shkak i aksidentit, ishte pergjumja e shoferit ne timon.
Me nje bilanc tragjik viktimash, kane rezultuar edhe dy aksidente te tjera rrugore ne Vlores Aksidenti i pare ka ndodhur ne aksin rrugor Peshkepi- Drashovice, rreth ores 06.30 te mengjesit te djeshem, ku nje automjet me targa italiane, i drejtuar nga 30- vjecari Xhevit Elezi nga Vlora, per shkak te shpejtesise ka dale nga rruga, duke i shkaktuar atij vdekjen. E njejta situate eshte perseritur edhe ka ne Qafen e Lloggarase, ne oren 18.00 te dites se djeshme. Nje automjet me targa greke, ka dale nga rruga si pasoje e shpejtesise ne kthese, dhe si pasoje e perplasjes me guret, ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit Arian Qesko, edhe ky banues ne Vlore.
Viktimat e aksidenteve
Gjergji Prenga 43 vjec
Ana Cokaj, 38 vjece
Xhevit Elezi, 30 vjec
Arian Qesko
Te plagosur
Fatmir Deda 40 vjec
Luigj Kola 40 vjec