E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hoxha", Loshaj do deshmoje nga Hollanda

TIRANE- Avdyl Loshaj, deshmitari kyc i procesit per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, do te pyetet me video-konference. Vendimi eshte marre dje nga Gjykata e Krimeve te Renda, pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit te ceshtjes. Sipas organit te akuzes, Loshaj eshte deshmitar shume i rendesishem i ketij procesi gjyqesor. "Duke marre parasysh edhe vete kerkesen e bere nga ana e deshmitarit, qe nuk deshiron te vije ne vendin tone, kerkojme qe ai te pyetet ose nepermjet videokonfe-rences, ose duke shkuar gjy-kata ne Hollande dhe te realizoje pyetjen e tij ne amba-saden tone atje", ka shpjeguar dje, prokurori i ceshtjes Xhevat Hana. Mesohet se vete deshmi-tari ne nje shkrese qe ndodhet ne dosjen per gjykim, sqaron se :"une nuk pranoj te vij ne Shqiperi, kam frike se me vrasin. Nese deshironi mund te me pyesni ketu ne amba-saden hollandeze". Pas kerke-ses se bere nga proku-roria, gjykata ka vendosur ta pranoje ate, nderkohe qe me pare do te shikoje edhe mundesite e realizimit te kesaj video-konference. Sipas trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, do te behen te gjitha interesimet ne ambasaden tone ne Hollande, per te pare edhe mundesite teknike qe ofrohen per marrj-en ne pyetje te ketij deshmi-tari. Ne te njejten kohe gjykata ka vendosur qe t'i drejtohet edhe shtetit italian me leter-porosi, per marrjen ne pyetje te disa deshmitareve qe jetojne ne kete vend, te cilet kane dijeni per ngjarjen e 21 tetorit te vitit 1995. Avdyl Loshaj, deshmitari i cili pritet qe te pyetet ne seancat ne vazhdim eshte nje nga per-sonat qe eshte marre peng me 21 tetor te vitit 1995, nga ish punonjes te SHIK-ut. Sipas organit te akuzes, Avdyl Loshaj se bashku me Ziso Kristopulin jane marre peng dhe me pas jane derguar ne bazen e SHIK-ut ne Vain te Lezhes, ku pasi jane pyetur dhe keqtrajtuar, jane lene te lire. Ne deshmite e tyre Loshaj dhe Kristopuli, kane treguar se kane degjuar edhe te bertiturat e Remzi Hoxhes, biznesmenit shqip-taro-maqedonas, i cili dysho-het te jete varrosur ne Vain. Ne seancen e radhes gjykata do te njoftoje disa deshmi-tare te tjere te akuzes per te dhene deklarimet e tyre ne lidhje me procesit "Hoxha".

R.Caushaj

Videokonferencat e realizuara ne proceset gjyqesore

30 tetor 2001

Gjykata e Tiranes merr ne pyetje me video-konference ne cilesine e deshmitarit, Astrit Muldaken, nga Gjykata e Apelit Rome per procesin e "Azem Hajdarit"

21 qershor 2008

Gjykata e Krimeve te Renda merr ne pyetje me video-konference ne cilesine e deshmitares, Mimoza Demirin, ne procesin e "Bandes se Lushnjes"

5 korrik 2008

Gjykata e Krime te Renda merr ne pyetje me video-konference ne cilesine e deshmitarit, Arben Kicjen, ne procesin e "Bandes se Lushnjes"

23 shtator 2008

Gjykata e Tiranes pyet me vidoe-konference ne cilesine e deshmitarit, nje femije 12-vjecar ne procesin David Braun.

21 tetor 2008

Dy femije jane pyetur me video-konference ne cilesine e deshmitarit, ne procesin gjyqesor ne ngarkim te Robin Arnold dhe Dino Kristodulu.

Te pandehurit

Arben Sefgjini

Ilir Kumbaro

Avni Koldashi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›