Targimi i automjeteve pa dogane, ne gjyq 4 ish-agjente doganore
TIRANE-Prokuroria e Tiranes ka dorezuar dje ne gjykate dosjen hetimore ne ngarkim te 4 ish-agjenteve doganore. Sipas hetimeve te kryera nga Njesia e Task-Forces, te pandehurit e kesaj ceshtjeje Engjell Dylgjeri, 48-vjec, me detyre ish-agjent doganor, Xhevdet Mali, me detyre ish-agjent doganor, Ylli Sharri, 46- vjec, komisioner prane Lejeve te Drejtimit ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane dhe Olgert Isa, 27-vjec, me detyre inxhinier, pranues dokumentesh prane Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane, akuzohen per veprat penale te "falsifikimit" dhe "korrupsionit". Te pandehurit rane ne pranga me 14 prill te ketij viti, pas hetimeve te nisura nga prokuroria qe ne gusht te nje viti me pare. Ne dosjen per gjykim, prokuroria shpjegon se denoncimi per targimin e automjeteve u be nga dy persona. Sipas hetimeve ka rezultuar se, automjetet vinin nga jashte dhe dilnin nga dogana pa dokumente, kalim i lejuar ky, nga doganieret pa u zhdoganuar automjeti. Agjentet doganore i merrnin automjetet pa targa dhe kundrejt shumave te konsiderueshme, arrinin t'i benin dokumentet permes bashkepunetoreve. Pas kryerjes se te gjitha dokumenteve, automjeti targohej. Per nje zhdoganim dhe nje targim automjeti, keta shtetas perfitonin deri ne 5 milione leke.
R.Caushaj
R.Caushaj