E vecanta e skenes Rozana Radi

Jam teper e lumtur per pritjen qe publiku me beri gjate 2 neteve te festivalit. Emocion i rralle kur publiku u ngrit ne kembe. Kurse sa u perket votimeve te kengetareve per kengen Valsi i tradhtise...
Vecoheni si nje nder kengetaret qe i jep shpirt kenges ate qe interpreton ate edhe e ndien. Prej nga gjithe kjo energji
Duke qene se interpretimi luan nje rol te rendesishem une mundohem qe ne perfomance e ne kenge ta jap maksimumin tim. Une kam mbaruar Akademine e Larte te Arteve te Bukura per aktore dhe kjo me ndihmon te jem me e lirshme ne skene. Dhe ne skene nuk jam une por shnderrohem ne personazh ne rastin konkret une jam e tradhtuara dhe kur mbushesh emocionalisht gjithcka vjen natyrshem.
Valsi i tradhtise pjesemarrje ne festivalin Kenga Magjike 2010 dhe fituese e dy cmimeve ai i publikut dhe cmimi i trete. Jeni ndare e kenaqur nga ky festival
Jam teper e lumtur per pritjen qe publiku me beri gjate dy neteve te festivalit. Emocion i rralle kur publiku u ngrit ne kembe. Kurse sa u perket votimeve te kengetareve per kengen Valsi i tradhtise besoj se ka pasur shume nga ata qe e kane sabotuar kengen duke e vleresuar dhe me 0 pike. Gjithsesi perseri ndjehem e vleresuar qe dy vjet qe kam marre pjese ne Kengen Magjike kthehem ne shtepi me trofe nga ky eveniment kulturor i muzikes shqiptare.
Gjate dy neteve te prezantimit tuaj ne Kengen Magjike ne skene nga syte tuaj pikuan ca pika lot. Pse
Nuk kane qene ca pika lot por ka qene nje e qare natyrale. Besoj se eshte e bukur kur gjithcka vjen natyrshem. Lotin nuk e ndalon dot njeri dhe asnjehere nuk ka nje perse...
Ideja e kujt ishte bashkepunimi Rozana Radi amp Ramadan Krasniqi - Dani
Ka qene ideja e kompozitorit Adrian Hila dhe imja qe personi i duhur per kete kenge eshte i madhi Ramadan Krasniqi - Dani.
Cilet ishin autoret e kenges Valsi i tradhtise
Muzika dhe orkestrimi Adrian Hila teksti Rozana Radi.
Kenga Valsi tradhtise u pelqye qe ne fillim dhe menjehere u shnderrua ne hit. Mendoni se duhet tia realizoni videoklipin
Po jemi ne bisedime per ti realizuar nje klip ne Kosove dhe keto dite vendosim edhe bashkepunetoret e klipit.
Punen tuaj e kane zili shume njerez te cileve u duket se beni me teper qejf sesa lodheni. Keni ndonje gje per tu thene
Sdi cte them... Une smund te ndryshoj pershtypjet e njerezve e vetmja gje qe di ti them eshte qe ne naten e Vitit te Ri kur ata festojne une punoj ne festen e Shen Valentinit kur te rinjte dalin me te dashurit e tyre une punoj te premten dhe te shtunen kur ata dalin per tu argetuar une punoj dhe te dielen kur te gjithe pushojne ne shtepite e tyre une udhetoj per tu kthyer ne darke ne shtepi. Nese kete e quajne qejf...
Rozana keni realizuar duete me Noizyn dhe Ramadan Krasniqin me ke tjeter do te donit te realizonit duet
Une kam nje nuhatje shume te mire sa i perket suksesit te nje dueti dhe sic e pate te dyja duetet rezultuan te suksesshme. Besoj se duete te tjera do kete perseri por per te arritur ne emra konkrete duhet te prisni kenget e mia te radhes...
Klipe te bukura sukses fame... Po kaq e plotesuar eshte edhe jeta juaj private
Ju faleminderit per komplimentin Jeta private ka uljet dhe ngritjet e veta por e rendesishme eshte sa je i afte per ti perballuar shpresojme qe shendetin ta kemi mire se cdo gje shkon mire kur ndihesh ne forme.
Cilat jane planet tuaja per nje te ardhme te afert
Nuk bej plane asnjehere se nuk me pelqen ti prish me vone ndaj sdi te them asgje per kete pyetje.
Dicka per fund
I perkulem publikut vetem dhe vetem publikut dhe shpresoj qe tia shperblej gjithmone tia shperblej gjithmone duke i falenderuar me sukses ne krijimtarine time.
Yllipress. com