Der Albaner dhe nje replike

Filmi
Me ne fund nje film shqiptar qe mund te shikosh pa qene i detyruar te provosh nje fare keqardhje e meshire. Jo sepse personazhet nuk jane te atille por sepse nuk lene vend per meshire.
Ne radhe te pare Der Albaner te ben te mendosh per filma te tjere. E habitshme por eshte keshtu. Te shikosh nje film te bere kaq mire te vjen te pyesesh veten se cfare i mungon kinemase shqiptare Pse nuk arrin te beje histori te tilla Me gjithe respektin per Naber regjisorin gjerman qe ka shkruar e drejtuar Der Albaner si ka mundesi qe nje regjisor mesatar i huaj te beje nje film qe eshte ku e ku me gjithcka qe eshte prodhuar ndonjehere ne Shqiperi. E po flasim gjithmone per nje film me buxhet te ulet-mesatar.
Une nje pergjigje e kam edhe pse sme pelqen. Ndoshta duhet te dorezohemi thjesht kaq. Te pranojme qe edhe pse ne kemi aktor shume te mire nuk kemi nje klase regjisore te afte te shpjegoje cfare ka ndodhur ne Shqiperi. Ndoshta ne nje bote si ajo shqiptarja ku mediokriteti kulturor eshte i inkurajuar e i lavderuar asgje e tille nuk mund te prodhohet. Gjynah se ne fund te fundit edhe keshtu shkruhet historia e nje vendi. Me filma me libra. Aq saqe ndonjehere edhe historine e njohim nga filmat. Kush eshte Cerciz Topulli i vertete Cerciz Topulli apo Timo Flloko
Po edhe kinemaja shqiptare i ka trajtuar deri diku temat delikate qe kane ndryshuar atdheun. Por kush e di se pse celesi i interpretimit sipas kinemase shqiptare duhet te jete gjithmone intim familjar. Qe llogarite behen kur kthehesh ne shtepi e ulesh me nusen. Qe vuajtja eshte vetem ajo e librave te femijeve. Se ne fund te fundit edhe Letra eres ketu ndalet. Qe bota eshte bardhe e zi ne jemi nga nje ane a nga ana tjeter e nuk ndryshojme dot pozicion.
Der Albaner jo. E ndoshta mund tju flas vetem per titullin pa u futur fare ne film per te shpjeguar gjithcka. Se ca eshte Der Albaner e dine mire te gjithe ata emigrant qe sjane me Arber Arben Agron Gentian po thjesht Der Albaner. Se as emri seshte i rendesishem as historia personale thjesht nje menyre identifikimi te thjeshte qe ka te beje me vendin nga vjen. Shqiptar. Pse eshte gjeniale kinemaje Sepse duke treguar nje histori ti tregon te gjitha. E ndaj edhe filmi quhet Der Albaner.
Der Albaner tregon historine e nje cuni shqiptar nga fshatrat afer Bajram Currit i cili per nje ceshtje sentimentale qe perzihet me ceshtje nderi mes familjesh e mizerje ekonomike detyrohet te braktise Shqiperine me premtimin e sakte qe kthehet sa me shpejt me nje shume te madhe parash qe duhet per te riparuar demin qe ka bere. Si mijera te tjere para a mbrapa tij do marre nje rruge klandestine ne nje dhe te huaj. I vendosur te mos ndalet para askujt e asgjeje legale a ilegale qofte.
Kaq eshte filmi keto 5-6 rreshtat e mesiperm. Ajo qe ndryshon e qe dallon Der Albaner nga shume filma te tjere eshte thjesht ndershmeria me te cilin trajtohen disa tema te rendesishme qe kinemaja shqiptare ska trajtuar kurre apo i ka dribluar me force kur ka mundur. Ne fund te fundit Der Albaner e LAmerica dy filma brutale mbi Shqiperine jane xhiruar nga regjisor te huaj.
Der Albaner midis te tjerave konfirmon nje fakt qe tashme mund ta quajme te sigurt zotesine e rritjen profesionale te aktorit kryesor Kreshnik Xhelilaj. Pa qene nje aktor i jashtezakonshem Xhelilaj per momentin eshte me siguri nje aktor shume i mire qe jep shpresa per te ardhmen.
Replika
Para se tia nis bilbilosjes a di gje kush kush eshte njefare Tuici ketupari qe sillet e mbeshtillet sa here qe ka nje teme te re E shoh gjithandej dhe ne ca blogje te huaja. Nuk flet fare por thote Tuici ben keshtu dhe ashtu. Enigme.
Tani bilbilosja
Filma sshoh. Te pakten jo qe prej vrasjes se Komisar Katanit tek Oktapodi. Kam qare ate nate lotin sa grushti. Mafiozet e vrane rreze nje muri 72 fisheke keshtu thone. Komisar Katani ishte heroi im ai dinte te fliste si duhet kur duhet trim dhe shume i dashur me policet qe e ruanin. Nuk di kush e vrau dhe a i kane kapur ende. Po te banoja ne Itali do tia merrja hakun une nejse. E kam fjalen se nuk shoh filma.
Ky shqiptari ne fotua fytyre e panjohur me duket. Mbase dhe nuk e njoh ku i dihet. Me kujtohet njehere isha jashte atdheut me ca shoke e shoqe i ftuar ne nje ditelindje. Ne fakt ditelindjet ne vendin ku gjendesha ngjasonin me dasma kishte thirrur 40 vete. Vere torta dhe romuze plot. Isha veshur mire kepuce te zeza kemishe pambuku 100 dhe pantallona te zeza me vize per mesi. Gjithcka shkonte per bukuri.
Kisha marre nje gote whisky ne dore pa akull jo te ftohte. Po pija tere qejf duke shetitur mes te ftuarve. Ne nje cast syri me zuri ne nje gjoks dekolte gruaje te re. U ndala. Veshtrova dekoltene pastaj syte e pronares. Sy elektrizues. Ne pergjithesi nuk bie ne dashuri me shikim te pare me duhen shume shikime per kete pune. Keshtu qe e mora shtruar i ula syte perdhe pastaj i ngrita serish pastaj perseri perdhe dhe ne fund i ndala mbi syte e saj. E pershendeta. Gezohem me thote ajo. Me quajne Silvia. Shtanga. Silvia Konti Ajo qe duhet te kujdesej per Korrado Katanin. Ndjeva njefare rreqethjehellip sa e trishte Silvia tani luftonte vetem.
Nderkohe ajo me pyet nga jam. I them jam francez. Me thote dakort por me origjine nga jeni I them qe jam nga nje qytet jo larg Parisit. E kam fjalen per tre breza para jush me thote ajo. Atehere i them qe deri para 50 vjetesh kemi jetuar ne nje katund diku ne jugperendim te Frances por me thelle nuk e di kam nje stergjysh shqiptar. Ah ia beri ajo e sigurte qe kishte gjetur nje subjekt per te folur.
Me pyeti a e kisha pare nje film me Liam Neeson. Jo i thashe nuk shoh filma qekur kane vrare dike. Nje mik vazhdoi ajo. Po vertet nje mik. Me vjen keq me tha dhe pastaj vazhdoi me rrefimin e filmit.
Filmi fliste per nje shqiptar qe merr peng nje vajze amerikane ne Paris. Dhe e nxirrte ne rruge per tu prostituar. Pastaj Liami vjen dhe e ndjek kemba-kembes. Pas kesaj e pyeta Silvian nese i pelqen te dale shetitje naten. Me tha qe jo pas ketij filmi kishte shume frike. Normal i thashe normal. Nderkohe aty u afrua nje shok qe me njeh mire dhe i tha Silvias he Silvia u njohe me kete bandillin e rrezikshem Oh tha Silvia po ai nuk eshte i rrezikshem. Sigurisht ka pak gjak shqiptari por kjo nuk e ben detyrimisht te rrezikshem. Aty nuk e di cme kapi por nuk e permbajta dot veten dhe i bera Silvias nje kompliment per gjoksin e bukur. Ajo buzeqeshi pak dhe me tha Hej falemnderit por mos u bej i rrezikshem Dhe me shkeli syrin. Mbremja vajti shume bukur piva gjysme shishe vere me pak foie gras. Pastaj u futa ne shtepi por qe nga ajo dite nuk pushoj se menduari per Silvian. Detyrimisht kam ngelur brenda oktapodit.
Marre nga tiranacalling.wordpress.com/