Libra historie qe sflasin per luften dhe sushqejne urrejtje

E mbushur me nacionalizma dhe konflikte nderetnike historia e veshtire e Ballkanit mund te behet nderkohe nje rrefim didaktik qe afirmon mirekuptimin dhe bashkejetesen dhe jo urrejtjen midis fqinjeve. Nje deshmi e tille jane kater librat e historise se tij te re Perandoria Otomane Kombet dhe shtetet e Evropes Juglindore Lufterat Ballkanike Lufta e Dyte Boterore qe Qendra per Demokracine dhe Pajtimin ne Evropen Juglindore me seli ne Selanik pergatiti dhe permes ministrive te Arsimit te disa vendeve te rajonit i vuri ne dispozicion te shkollave te mesme
Niko Anagnosti
E mbushur me nacionalizma dhe konflikte nderetnike historia e veshtire e Ballkanit mund te behet nderkohe nje rrefim didaktik qe afirmon mirekuptimin dhe bashkejetesen dhe jo urrejtjen midis fqinjeve. Nje deshmi e tille jane kater librat e historise se tij te re Perandoria Otomane Kombet dhe shtetet e Evropes Juglindore Lufterat Ballkanike Lufta e Dyte Boterore qe Qendra per Demokracine dhe Pajtimin ne Evropen Juglindore me seli ne Selanik pergatiti dhe permes ministrive te Arsimit te disa vendeve te rajonit i vuri ne dispozicion te shkollave te mesme. Librat perbejne nje kendveshtrim te ri pa stereotipit dhe mitet nacionaliste te versionit kombetar te librave te historise te secilit vend dhe jane fryt i punes 10-vjecare te 60 historianeve akademike dhe qindra arsimtareve te lendes se historise. Tekstet jane shperndare dhe mirepritur ne vende te tilla si Serbia Kosova Shqiperia Maqedonia dhe Qiproja por jo dhe ne Greqi ku presin akoma driten jeshile te Ministrise se Arsimit. Pritet se shpejti edhe botimi ne gjuhen bullgare dhe mbeten ato ne turqisht rumanisht dhe sllovenisht. Ky projekt eshte vertet nje gje origjinale. Historiane nga gjithe rajoni per here te pare ulen ne nje tavoline te perbashket dhe ngjizin rrefimin historik - thote koordinatorja e programit te historise se perbashket dhe profesoreshe e Historise ne Universitetin e Peloponezit Kristina Kulluri e cila shikon dy ndryshime thelbesore ne tekstet ne fjale nga ato zyrtare Mbi te gjitha ekziston nje ndryshim esencial.
Jo tekste shkollore ne kuptimin klasik te fjales
Cdo vend ka tekstet e tij shkollore qe aprovohen dhe u vihen ne dispozicion shkollave. Keto nuk zevendesojne keta libra por jane paralele. Pra mund te perdoren si material ndihmes per tekstet shkollore. Eumlshte keqkuptim se tekstet kane ambicien ose kane per te zevendesuar tekstet e historise. Po ndryshimi i dyte E dyta ka te beje me qasjen qe eshte nje qasje rajonale. Pra historia nuk ezaurohet brenda suazes se historise kombetare por perpiqet te beje fjale per gjithe rajonin ashtu sikunder themi sic sqaron Kulluri histori evropiane.
Dy ndryshimet e nismes gjermano-franceze nga ajo ballkanike
Degjohet si mburresi por i iniciuar qe ne vitin 1999 projekti i historise alternative te vendeve te Evropes Juglindore eshte me i hershem se edhe ai evropian me tekstin e perbashket gjermano-francez te historise te vitit 2005 fill pas vendimit politik Shreder-Shirak te vitit 2003. Por me dy ndryshime Se pari kishin kaluar shume vite pas Luftes se Dyte Boterore nga konflikti qe krijoi urrejtjen midis tyre kurse nga ai i viseve te ish-Jugosllavise as 10 vjet - thekson Kulluri qe nderkohe rastin gjermano-francez e sheh si nisme qeveritare te inspiruar nga kerkesa e vete nxenesve. Ne rastin tone ne Ballkan qeverite ne pak raste i kishim ne krah si ne rastin e Serbise pasi ne rastin me te mire ishin indiferente dhe ne disa raste negative - thote profesoresha greke.
Avantazhet e leximit alternativ te historise
Kendveshtrimi i fqinjit i tjetrit per ndodhine apo figuren historike qe nga shekulli i 14-te dhe deri ne Luften e Dyte Boterore qe shpesh eshte diametralisht i kundert sic ndodh me Perandorine Otomane qe turqit e shohin si tolerante per kulturat dhe fete e tjera dhe fqinjet e tyre otomanet si tirane perben nje nga avantazhet e medha te leximit alternativ te historise. Eumlshte ndoshta menyra me efikase per rrezimin e genjeshtrave dhe miteve qe sic thuhet jane mallkimi i historise. laquoMitet nuk rrezohen duke thene shikoni ky eshte mit dhe kjo eshte e verteta. Ne perpiqemi te ofrojme njohuri te sakta historike. Gjithsecili sigurisht duke pasur ndermend mitet mund te kuptoje se cila eshte e verteta ne lidhje me mitet. Nuk mund te vazhdohet me tekstet qe ofrojne si ndodhi gjera qe kurre nuk kane ndodhurraquo - thote bashkebiseduesja jone dhe sjell si shembull ne vazhdim rastin e shkolles se fshehte ne kohen e Perandorise Otomane per greqishtfolesit. Ajo cka konstatojme eshte se mungon dija per fqinjet. Verejtjes sone se mungesa e dijes eshte ajo qe krijon terrenin per stereotipat i pergjigjet Pikerisht ashtu eshte. Mitet jane kryesisht te rrenjosur tek ajo qe ne e quajme histori publike permes monumenteve ceremonive edhe televizionit e theksoj dhe se fundi ne internet jo ne shkolle. Ne si historiane vitet e fundit po perballemi me me shume kundershtare te cilet minojne njohjen dhe te verteten historike.
Entuziaste mesuesit e historise te rezervuara qeverite
Por si u priten librat qe percjellin tjeter imazh nga ai zyrtar per armiqte historike ne vende te tilla si Serbia dhe Kosova Ka cifte te tilla ne Ballkan armiqsh ose miqsh shtinjake. Do te mund te sillnim si shembull dhe greket me turqit eventualisht dhe serbet me kroatet. Ne Serbi librat u perhapen gjeresisht. Patem botim te dyte qe mori publicitet te madh dhe ishte i pranishem edhe ministri i Arsimit. Organizuam edhe seminare kualifikimi. Kosovaret jane me mosbesues. Eumlshte periudha fill pas shpalljes se pavaresise. Eumlshte pak e veshtire qe tekstet te jene te pranueshme nga te gjithe. Kane rruge te gjate akoma - thote profesoresha greke e historise e cila flet nderkohe per pritje entuziaste kur vjen fjala per qendrimin e arsimtareve te vendeve te rajonit.
Paradoksi grek dhe interesimi japonez per projektin
Por si ndihet qe librat ende nuk kane vajtur ne duart e nxenesve greke pasi Ministria e Arsimit nuk ka dhene aprovimin e saj E dini ndihem si ajo qe thuhet se asnje nuk behet profet ne vendin e tij. Behet fjale per nje pune qe eshte lavderuar kaq shume ne Ballkan dhe kryesisht ne Perendim pasi jane libra qe me burimet historike qe kane perdoren jo vetem per liceistet por edhe ne universitetet amerikane dhe angleze.
Nuk do ta quaja brengosje por me duket pak paradoksale qe ministria nuk njeh nje pune qe mund te reklamonte vete Greqine pasi pas shembullit franko-gjerman qe erdhi me pas eshte dicka unike per te cilen tregoi interes akoma edhe Japonia qe me ftoi per promovim te teksteve te cilat ka per ti perdorur si model ne problemet me Kinen dhe Korene. Nje pune pra qe funksionon si model ne nivel boteror nuk e fsheh se me jep kenaqesi te madhe. Nga ana tjeter fakti qe ne Greqi ka nje droje per mendimin tim te pajustifikueshme kjo ndodh per shkak se disa grupe te vogla reagojne. Profesoresha greke e konsideron naive akuzen qe i behet se po tenton te dekonstruktoje identitetet kombetare dhe ne radhe te pare ate grek. Kjo eshte nje akuze e pergjithshme qe kurre nuk eshte bazuar ne permbajtjen e librave. Asnje nuk tha se ne faqen 35 apo 66 gjejme kete gje - thote Kristina Kulluri per te shtuar se akuzat behen kryesisht per faqen 2 ku shkruhen sponsorizuesit e qendres midis tyre Ministria e Jashtme Gjermane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Jetojme ne shtete kombe dhe mesojme historine kombetare. Ne qofte se duam te kuptojme me mire identitetin tone kombetar duhet te njohim mire te tjeret - perfundon historiania greke Kristina Kulluri.