E verteta e organizates qe do permbyste Enverin nga qelite e Burrelit
...vijon nga numri i kaluar
Pikerisht per kete me thirri ne zyre zevendesministri i Brendshem. Monologun e tij e ndiqja gati si i perhumbur. Nga informacionet qe kemi nga disa burime- vazhdoi kumtimin ai- eshte organizuar nje grup me qellim permbysjen e pushtetit popullor. Te implikuarit kryesore te kesaj organizate jane duke vuajtur denimin ne burgun e Burrelit. Kjo veprimtari shtrihet edhe ne disa burgje te tjera. Megjithate te gjithe ndiqen ne perpunim me dosje agjenturore pervec disa te denuarve te Burrelit ku kemi dhe burimin kryesor te ketij informacioni... Duke e marre heshtjen time si aprovim zevendesministri vazhdoi Jemi pra para nje situate reale. Tani nuk ka mbetur gje tjeter vetem te
sigurojme prova ligjore per te shkuar drejt goditjes se krereve te saj. Si ndenji pak i kthyer nga une vazhdoi perseri duke thjeshtezuar biseden Ne e dime qe ti ne burgun e Burrelit ke pasur marredhenie te mira me te denuarit. Pikerisht per kete te kam thirrur perfundoi ai. U mundova te pergjigjesha natyrshem duke hezituar ta pranoja detyren. Zevendesministri qe me se fundi e humbi durimin mu kthye hakerryeshem Mbaruam bashke mund te largoheni Sa dola nga zyra e tij ndesha balle per balle me B.D. E kuptova qe priste tek dera pikerisht per te me takuar. Me te njihesha prej disa vitesh. I fola per ceshtjen qe kisha konsumuar me zevendesministrin. B.D mu kthye qortueshem Ky problem eshte diskutuar ne nivele te larta. Kundershtimi yt do konsiderohet si kundervenie dhe do ta mbajne vath ne vesh. Nuk i bihet murit me koke. Prandaj mos u largo. Do bisedoj une me zevendesministrin dhe takoje perseri.... Ma mbushi mendjen dhe te nesermen u paraqita perseri te zevendesministri. Sa u perballa me te ma preu shkurt Nese ke ardhur me mendjen qe kishe dje me mire shko. Aty per aty i lashe te kuptonte se kisha nderruar qendrim. Dakord atehere- u clirua ai dhe filloi tu beje nje permbledhje te shkurter porosive te djeshme. - Sic te thashe- vazhdoi- ceshtja eshte e nje rendesie te vecante. Ti do te studiosh dosjen agjenturore Dhelpra dhe pastaj do planifikosh detyrat qe do te ndjekesh...
Te fshehtat e dosjes Dhelpra
Sa shkova ne Burrel terhoqa nga kartoteka dosjen agjenturore Dhelpra. Ne te behej fjale per nje organizate te fshehte qe drejtohej nga te denuarit e Burrelit. Veprimtaria e saj shtrihej ne burgun e Tiranes ne ate te Spacit Qafe-Barit etj. Si qellim kjo organizate kishte permbysjen e qeverise se Hoxhes dhe marrjen e pushtetit. Ishte perpiluar edhe platforma e saj madje edhe lista e qeverise se ardhshme hije. Te implikuarit kryesore ishin Maqo omo Bardhyl Belishova Daut Gumeni Avni Aliko Abdulla Sallaku Pjeter Arbnori etj. Jashte burgut e implikuar kryesore ishte Liri Belishova dhe pas saj personi me numer 117 i cili koordinonte veprimet e organizates. Numri 117 qe konspirativ sepse ishte person i veshur me pushtet. Nder te implikuarit me beri pershtypje emri i nje agjenti qe mbahej ne lidhje nga ana jone. Vleresimi per te ishte pozitiv. Sinqeriteti i tij ishte vertetuar shume here me mjetet e teknikes operative dhe me agjenturen paralele. Megjithese takimet me te ishin te vazhdueshme dhe te rregullta edhe pse kishte dhene disa informacione te rendesishme asnjehere nuk kishte folur per ekzistencen e nje organizate te tille. Nga ana tjeter me terhoqi vemendjen fakti se ndersa numri i te implikuarve ishte teper i madh numri i burimeve prej nga siguroheshin te dhenat direkt ose indirekt ishte teper i kufizuar. Asnje nga keto burime nuk bente pjese ne rrjetin sekret informativ te Sigurimit. Logjika ne kete rast bente qe te mendoja per fabrikim te dhenash dhe krijimin e nje organizate imagjinare. Ne te kundert ndodheshim para nje organizate teper serioze qe planifikonte detyra per te dezinformuar organet e sigurimit dhe per ti shpetuar rrjetit tone sekret. Ne kete rast furtunen e kishte shperthyer nje leter qe i kishin adresuar Enverit pikerisht nga burgu i Burrelit...
Puci qe zbulonte letra e Enverit
Nga seleksionimi i te dhenave te dosjes agjenturore rezultonte se raportet per organizaten dhe pjesetaret e saj vinin prej denoncuesit S.R nga Dibra. Ai ne nje leter qe i dergonte Enver Hoxhes i shkruante per te me hollesi per te implikuarit dhe menyrat e koordinimit te veprimeve si dhe per fakte konkrete. Ai shkruante se shkembimin e mesazheve te denuarit e bejne me anen e te denuarit Avni Aliko. Ishte pikerisht ky nje nga te denuarit qe njihej nga te gjithe bashkevuajtesit per karakter te forte. Avniu i biri i Heroit te Popullit Asim Aliko ishte denuar me 25 vite per tendence arratisjeje. Ne burg bente detyren e llogaritarit dhe keshtu i krijohej mundesia te kontaktonte me te gjithe. Sipas S.R per te derguar mesazhe tek te denuarit ne burgjet e tjera perdoreshin ata qe gezonin besimin e organizates kur shkonin per vizita mjekesore ne spitalin e burgut ne Tirane. Nder te tjera S.R shkruante se per organizaten kishin dijeni edhe te denuarit e Burrelit Mersin Vlashi e Gjet Kadeli. Keta sipas tij ishin tipa te lekundur te cilet me pak pune mund te bashkepunonin me sigurimin dhe te tregonin gjithcka. Ne pamje te pare letra e S.R kishte shume fakte te verteta. Ishte e vertete qe Daut Gumeni Avni Aliko Abdulla Sallaku e Pjeter Arbnori kishin marredhenie shume te mira me njeri-tjetrin. Nderkohe kishim te dhena edhe nga burime te tjera qe Avni Alikua percillte letra nga njeri krah ne tjetrin. Gjithashtu kishte te dhena qe te denuarit e perdornin kaushin e Tiranes kur shkonin per vizita mjekesore per te shkembyer mesazhe. Te bente pershtypje qe gjendja e reparteve te tjera njihej mjaft mire nga te denuarit e Burrelit. Ata informoheshin nder te paret per arrestimet e reja per proceset hetimore te tyre etj. Ne te njejten kohe ata ishin nder te paret qe mesonin per levizjet e te denuarve nga njeri repart ne tjetrin si dhe transferimet e oficereve qe sherbenin ne to.
Protagonistet e prapaskenes
Pervec letres qe kishte marre Enveri nga burgu i Burrelit ne dosjen agjenturore kishte edhe dy letra qe i drejtoheshin Ministrise se Brendshme dhe Prokurorise nga te denuarit K.L i burgut te Qafe Barit dhe U.N i Spacit. Edhe ne to flitej per kete organizate duke evidentuar si drejtues kryesore Daut Gumenin Avni Alikon Abdulla Sallakun dhe Pjeter Arbnorin. Nga krahasimi qe u bera dy letrave me ate te S.R konstatova disa momente qe te linin te dyshoje se ata kishin koordinuar me njeri-tjetrin para se ti perpilonin. Sidoqofte keto ishin vetem dyshime qe duhej te vertetoheshin ndryshe rrezoheshin. Nga kontrolli ne kartoteken e Drejtorise se Kamp-Burgjeve rezultonte se S.R se bashku me dy te denuarit e tjere qe informonin per kete organizate kishin qene bashke ne te njejten kohe ne kaushin e Tiranes. Po ne ate periudhe aty kishte qene edhe bashkepunetori i Sigurimit Korabi. U takova me te. E pyeta per ditet qe kishte qene ne kaush ne Tirane. Ne raportin me shkrim qe me dha informonte Gjate diteve qe isha ne kaush me kane bere pershtypje te vecante marredheniet e S.R. me te denuarin K.L te repartit te Spacit dhe U.N. te repartit te Qafe Barit. Sjelljet e tyre me bene te mendoja se ata po thurnin dicka me njeri-tjetrin. Ky raport nuk vertetonte gje por shtonte me teper dyshimet e mia. Ata kishin dale deshmitare kunder te denuarve qe moren pjese ne revolten e Spacit dhe ate te Qafe Barit. Ky fakt ndoshta i bashkonte me S.R sepse edhe ai njihej nga te denuarit e te gjitha reparteve te riedukimit si i tille. Megjithese S. R u evidentua nga ana ime si nje burim jo i sigurt ne masat e metejshme u planifikua qe ai te mbahej afer nga ana jone dhe here pas here ti kerkonim sqarime per problemet qe ngrinte ne letren drejtuar Enver Hoxhes. Qe te mos krijonim dyshime e perdorem si bashkepunetor pa qene i tille duke e instruktuar per menyren e sjelljes me te denuarit qe ai implikonte. Nder te tjera ai informonte se po bente cmos per te bindur Mersin Vlashin e Gjet Kadelin qe te denonconin aktivitetin e organizates. Nje dite ne dhomen ku ndodhej S.R e Mersini ndodhi nje grindje midis disa te denuarve. Kjo u shfrytezua per te realizuar veprimet tona operative. Disa nga te denuarit u futen ne biruca ndersa tre te tjere u transferuan ne dhoma te ndryshme. S.R dhe Mersini u izoluan ne dy biruca qe ndodheshin ne krahe te njera-tjetres. Te dyja keto ishin pajisur me mjetet e teknikes operative per pergjimin e bisedave. Nga pergjimi rezultoi se S.R bisedonte me Mersin Vlashin nepermjet nje kodi qe perdorin te denuarit per te komunikuar kur ndodheshin ne dhoma qe ndaheshin nga i njejti mur. Ishte pak a shume si puna e kodit Mors. Sipas bisedes se bere rezultonte se S.R bente perpjekje ta bindte Mersinin qe edhe ky te denonconte organizaten e krijuar. Per te vazhduar me tej vendosem per ti bashkuar ata ne nje biruce te dy bashke. Vetem nepermjet ketij veprimi direkt do behej i mundur sqarimi i pozites se S.R si dhe niveli i vertetesise se informacioneve qe ishin siguruar deri ne ate kohe per ekzistencen e organizates. Nga pergjimet e tyre rezultoi se S.R mundohej ta bindte Mersinin qe te bente nje leter per operativin e burgut dhe ta njoftonte per organizaten por ai nuk e pranoi nje propozim te tille. Pas kesaj situate per Sigurimin u qartesua cdo gje. U vertetua se S.R ishte nje fabrikant profesionist i prodhimit te provave te rreme. U planifikua nderhyrja e menjehershme per ndalimin e tij. Nese ai do te vazhdonte akoma presionin ndaj Mersinit kishte rrezik qe ky i fundit te thyhej. Shiriti i magnetofonit me bisedat e S.R me Mersinin u deshifrua dhe u qep ne dosjen agjenturore Dhelpra. Po ashtu edhe konkluzionet e krahasimit te thenieve te S.R me bisedat e incizuara. U vertetua perfundimisht se S. R nuk ishte i sinqerte. Te gjithe te denuarit e Burrelit mendonin per te se ishte i tille dhe nuk e pertypnin dot faktin qe Sigurimi i vleresonte informacionet e tij. Ishte momenti qe edhe te denuarit te mesonin se ne nuk pranonim askend te shpifte. U vendos pra te behej demaskimi i S.R.
Sy me sy me mashtruesin
Te nesermen e thirra S.R ne zyren e komisarit te burgut. Qe ne fillim i thashe Letren qe i ke derguar Enver Hoxhes dhe gjithe ato qe ke kallezuar deri tani per organizaten qe kane formuar te denuarit lidhjet e tyre me njerez jashte burgut platformen qe kane e te tjera hollesi une i kam studiuar me shume kujdes. Tani kerkoj ta riprodhosh dhe nje here. Perpara se te fillosh te flasesh dua te te them se ne qofte se do te kete ndryshime me ato qe do thuash tani ruaj te drejten te mendoj se ato nuk jane te verteta. Atehere po te degjoj.
S.R filloi te flase per ato qe kishte shkruar ne leter por tani me nje ngarkese emocionale te vecante. Here pas here thoshte se per kete situate kishin dijeni edhe te denuarit Mersin Vlashi e Gjet Kadeli te cilet tremben te denoncojne por me pak presion e ndonje premtim te vogel mund te pranojne te bashkepunojne.
- Degjo ketu- e nderpreva. -Nga sa fole deri tani mendoj se kam pasur te drejte qe kam dyshuar. Ti je nje mashtrues profesionist dhe pike.
- Me vjen keq qe me fyen- tha ai dhe shtoi se ishte gati qe per cka thoshte pranonte te ballafaqohej me Mersinin e Gjeten. Ne kete kohe hapa deren dhe thirra oficerin e rojes per te sjelle aty Mersinin. Kur erdhi aty ju drejtova - Sigurimi ka te dhena per nje organizate qe kane krijuar te denuarit ne burg dhe ne reparte te tjera me qellim permbysjen e pushtetit me dhune. Per kete kemi informacion se ke dijeni dhe ti. Nese ke ndonje gje per te thene fol...
- Degjoni zotni- filloi ai. -Mos i besoni keto gjera se nuk ju nderojne. S.R duhet tju kete thene ndonje gje edhe per mua. Por ai njihet si mashtrues dhe beni gabim qe merreni me te. I thashe se do sillja aty dhe S.R. Ai pranoi menjehere. U fut S.R ne zyre. I thashe se Mersini nuk dinte gje per ato qe kishte pohuar ai.
- shte e kuptueshme qe Mersini keshtu do thote se ka frike- u pergjegj ai. -Po une dua ta keshilloj qe te mos trembet se Partia do ta kete parasysh rrezikun qe na kanoset.
Pastaj iu drejtua Mersinit dhe i tha - A nuk ishim bashke ne ne ajrim kur na thirren Avni Aliko e Pjeter Arbnori para nje viti dhe na propozuan qe te futeshim ne organizaten qe kishin formuar. - Jo more zoteri- reagoi menjehere Mersini. - Nuk jane te verteta keto. A doni te genjej qe te marr njerezit ne qafe kot Po i them edhe S.R qe mos te merret me keto lojera se eshte poshtersi.
S.R kerkoi te thoshte dicka por e nderpreva duke i thene - Nuk ka asnje vlere ajo qe do te thuash ketej e tutje. Hapa deren dhe i thashe policit qe ta conte Mersinin ne dhomen e tij. Mora ne telefon oficerin e rojes dhe kerkova qe te sillte aty Gjet Kadelin. Gjeta ishte me origjine mirditor me banim ne fshatrat e Kurbinit. Ishte denuar per tentative arratisjeje dhe kishte shume vite qe vuante denimin. Ishte tip impulsiv. Kur shikonte padrejtesi nuk kishte frike te bente debat edhe me policet e sherbimit. - Pse me keni thirrur- me pyeti ai sa u fut ne zyre. E fillova biseden me te duke u futur drejt ne teme.
- Ti e njeh te denuarin S.R qe e ke perballe. Ai pretendon se ti ke dijeni per nje organizate te jashteligjshme qe eshte formuar nga te denuarit per te permbysur pushtetin popullor ne Shqiperi. S.R me nderpreu fjalen duke ju drejtuar Gjetes. - Mire eshte te thuash te verteten se Partia do tia nxjerre koken kesaj pune. Nuk lene gje pa zbuluar keta prandaj trego mos ki frike. Fol tani se neser do te jete vone e do te pendohesh.
-Degjo zoti operativ- mu drejtua Gjeta. -Qe ju te merreni me kete njeri kjo nuk ju nderon. Ky eshte modeli i mashtruesit ne radhet e te gjithe te burgosurve. Ky eshte nje genjeshtar i jashtezakonshem.
- Pavaresisht nga keto- nderhyra une- i pranoni ju pretendimet e S.R se keni dijeni per ekzistencen e nje organizate te krijuar ne burgun e Burrelit
- Absolutisht jo Keto jane trillime te ketij qe kemi perpara.
- Dakort- nderhyra une- nuk eshte nevoja te vazhdojme me tej. Ti Gjet mund te shkosh dhe na fal per shqetesimin por ballafaqimin me ty e kerkoi S.R dhe jo une.
Te gjitha keto bisedime punetori operativ Nduja i transkriptoi dhe informacioni u evidentua ne dosjen agjenturore. Ndjeva kenaqesi jo vetem pse kisha zgjidhur nje problem te veshtire por edhe se ishin vertetuar dyshimet qe me linden qe ne momentin e pare per kallezimin e S.R. Ky i denuar kishte veti te rralla mashtruese aq sa po te mos e njihje me tregimet e tij kish rrezik te besoje edhe te pabesueshmen. Letra qe ai i kishte derguar Enver Hoxhes ishte vleresuar shume duke u konsideruar tejet e besuar. Ne baze te saj u celen disa dosje perpunimi aktiv. Por veprimet e njepasnjeshme operative sqaruan plotesisht situaten si dhe poziten mashtruese te S.R. Tani edhe ata qe i kishin pasur bindje per ekzistencen e organizates po te lexonin dosjen agjenturore Dhelpra e pasuruar edhe me te dhenat e reja do bindeshin per te kunderten. Pas kesaj bera demaskimin e S.R perpara te gjithe te denuarve per kallezim te rreme. E cova S.R te prangosur ne cdo dhome te burgut. Sakaq i porosita te denuarit qe pas kesaj te mos e keqtrajtonin S.R pasi nje gje e tille mund te sillte pasoja per mua.
Fashikulli i fundit i dosjes Dhelpra
Nuk kaloi shume dhe S.R dergoi nje leter ne K.Q dhe nje tjeter ministrit te Brendshem ku me akuzonte se me dashje armiqesore kisha mbuluar dhe mbrojtur nje organizate te rrezikshme qe kishin formuar te denuarit e burgut te Burrelit dhe se kisha sulmuar ata qe mundoheshin te ndihmonin partine per zbulimin dhe goditjen e saj. Ne te ai fliste edhe per lidhjet e fshehta qe mbaja me anetaret e organizates duke permendur Avni Alikon. Zevendesministri i Brendshem qe me kishte dhene detyren per zbulimin e organizates ne burgun e Burrelit kerkoi me urgjence te pergatitesha per te raportuar mbi punen e bere per kete qellim. U ula e pergatita nje informacion permbledhes per te gjitha te dhenat qe permbante dosja agjenturore perfshire edhe perplasjen ne biruce me Mersin Vlashin ballafaqimet dhe informacionet e teknikes operative qe fiksuan keto veprime. Mora me vete edhe shiritin origjinal te ketyre bisedimeve. Gjate takimit zevendesministri i cili u njoh me te gjitha keto pohoi se dilte shume qarte qe kishim te benim me nje mashtrues profesionist dhe nje organizate imagjinare.
- Ashtu sic ishim nisur- theksoi zevendesministri- rrezikonim te futeshim ne qorrsokak dhe te conim ne plumb njerez te pafajshem.
Para se te largohesha ai me porositi te pergatisja nje pergjithesim per ceshtjen Dhelpra dhe dosja agjenturore te arkivohej per interesa arkivore...
Vijon neser...
PIRRO NUREDINI