E vërteta e përfshirjes sime në tregtinë e armëve kineze

SHBA - Një hetim federal që ka prioritet maksimal zbardhjen e mashtrimit me prokurimet ushtarake për Afganistanin është detyruar të ndryshojë drejtim, për shkak të akuzave që ka hedhur tashmë një panel hetimor i Kongresit, sipas të cilave një diplomat karriere i SHBA-ve ka kërkuar të mbulojë skemën. Edhe pse akuzat kundër ambasadorit duket se janë gjithsesi të palidhura, prokurorët po shpejtojnë të vlerësojnë efektet mbi këtë rast nën hetim, që përfshin atë që është konsideruar të jetë njëri prej abuzimeve më seriozë të prokurimeve të bërë tashmë në vite. Rasti ka në epiqendër një tregtar armësh nga Miami, i cili i ka shitur municion ushtrisë afgane, të mbështetur nga SHBA-të, nëpërmjet një kontrate të Pentagonit prej 298 milionë USD. Hetuesit kanë gjetur evidenca se kontraktori ka blerë miliona fishekë për pushkë dhe automatikë, prodhim kinez, të depozituara në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë, dhe më pas i ka ripaketuar ato dhe i ka shitur në Afganistan. Tregtari i armëve, i cili është tashmë nën akuzë dhe po përballet me gjykimin në Miami, ndiqet në gjendje të lirë që prej javës së kaluar. Qeveria ka ndaluar transportin e të gjitha dërgesave prej tij dhe ka pezulluar pagesat për kompaninë e tij. Hetimi penal u komplikua, kur kryetari i komisionit të Kongresit për Mbikëqyrjen dhe Komitetin e Reformës Qeveritare, Henry A. Waxman (D-Beverly Hills) i tha panelit pohime nga një dëshmitar muajin e kaluar, se një diplomat amerikan mund të këtë luajtur një rol kyç në fshehjen e evidencave të këtij mashtrimi. Waxman, në një letër dërguar sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, citon informacione sipas të cilave John L. Withers, ambasador në Tiranë, kishte aprovuar një plan për të fshehur origjinën kineze të municioneve që dërgoheshin në Afganistan. Prokurori amerikan që po ndjek çështjen, në përpjekje për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që lindnin nga akuzat e ngritura prej Waxman, ndërmori hapin e pazakontë javën e kaluar, për të grupuar Withers-in dhe pesë zyrtarë të tjerë nga ambasada amerikane në Tiranë, Shqipëri, pikërisht në Miami, ku një juri do të marrë dëshmitë e tyre. Një avokat, i cili mbron të akuzuarin kryesor, Efraim Diverolin, 22-vjeçari i cili është president i “AEY Inc”, tha se akuzat e reja të hedhura nga komiteti mund të prodhojnë motive të reja për të kërkuar pushimin e çështjes. “Nuk duket të ketë qenë një krim, nëse ambasadori amerikan e ka aprovuar këtë”, tha avokati Howard Srebnick.
Pyetje të rëndësishme mbi akuzat që hedh Waxman kanë lindur javën e kaluar, teksa Withers foli për herë të parë gjatë një interviste për “The Times”, duke mohuar një përfshirje të ambasadës në mbulim të skemës dhe duke insistuar që zyrtarët atje (në ambasadën në Tiranë) kanë punuar ngushtësisht me hetuesit për të siguruar prova për procedimin penale. Versioni i Withers është mbështetur nga të paktën katër zyrtarë të tjerë. Lidhur më këtë, një hetues i çështjeve penale, i cili po punon me çështjen, e ka vlerësuar stafin e ambasadës për “mbështetjen e jashtëzakonshme” për këtë hetim penal, sikurse theksohet në një e-mail të Departamentit të Shtetit të datës 28 nëntor 2007, të cilit i është referuar edhe “New York Times”. “Jo vetëm që nuk e kemi mbuluar, por përkundrazi, ne kemi ofruar ndihmesën tonë në këtë hetim dhe jemi krenarë për këtë”, tha Withers, i cili është një veteran 24-vjeçar i Shërbimit të Jashtëm (në diplomaci). Withers-it i është dhënë leje nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit për të folur publikisht, për të ofruar të dhëna lidhur më këtë çështje si një individ, dhe jo si një përfaqësues i Qeverisë së SHBA-ve apo i Departamentit të Shtetit. Këto zhvillime kanë mprehur tensionet mes Departamentit të Shtetit dhe komitetit “Waxman”, i cili përbëhet nga një panel agresiv, që i shkakton shqetësime administratës “Bush”. Withers dhe mbështetësit e tij thonë se paneli u ngut në publikimin e akuzave të rreme për përfshirje të mundshme në këtë skemë.
Vendimi i Withers për të folur hapur ka shumë të ngjarë të përndezë tensionet dhe përfaqëson një rast të rrallë, në të cilin një diplomat karriere sfidon një ligjvënës të nivelit të lartë. Të shtunën, ai i shkroi Waxman, për të marrë një takim së bashku, “për të hedhur poshtë akuzat e lëshuara ndaj reputacionit të një kuadri të përkushtuar që shërben në ambasadën amerikane në Shqipëri. Ai (Withers) i thoshte Waxman-it, se konkluzionet e tij ishin “të gabuara në tërësi”. Diveroli ka qenë furnizuesi më i madh me municione për forcat e sigurisë afgane dhe hetimi i nisur vitin e kaluar e çoi Ushtrinë Amerikane të rivlerësojë mënyrën sesi sigurohej armatimi për forcat afgane dhe irakiane.
Hetuesit mendojnë se “AEY” blinte fishekë kinezë, të cilët ripaketoheshin më parë nga një nënkontraktor shqiptar dhe më pas ato dërgoheshin në Afganistan. Ky municion ishte pjesë e një sasie shumë të madhe municioni të degraduar, pjesë e stokut në Shqipëri.
Ngjarjet që tërhoqën vëmendjen e Waxman tek Withers ndodhën në 19 nëntor, kur, sikurse pohojnë zyrtarë amerikanë, hetimi i Pentagonit pothuajse kishte përfunduar. Të dhëna kontradiktore lidhur me atë se çfarë u diskutua atë natë, janë edhe origjina e debatit mbi rolin e Withers në këtë çështje.
Withers tha se ai mori mesazhe nga Fatmir Mediu (atëherë ministër i Mbrojtjes), në të cilat ky i fundit në panik kërkonte të takohej me të (Withers).
Du