E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipermarrjet turistike, tani me nje database Izaura Ndoj



Ne kuadrin e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” per turizmin e qendrueshem, Zyra e Sherbimit Turistik (Drejtoria Qendrore) ne Shqiperi, ka marre te drejten e realizimit te projektit per krijimin e nje database per te gjitha sipermarrjet turistike ne Shqiperi. Zyra e Sherbimit Turistik ka bere nje marreveshje bashkepunimi me Universitetin Evropian per Turizmin si partner shkencor. Per kete qellim, ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dje u zhvillua nje konference per shtyp. Ne kete konference shtypi, Rektori i EUFT (Universiteti Europian per Turizmin), prof. Dr. Salvatore Messina dhe drejtori i ZSHT (Zyra e Sherbimit Turistik), z. Benard Terkuci folen mbi rendesine e ketij projekti evropian, objektivat dhe ecurine e punes qe tashme ka filluar. Per z. Terkuci dhe prof. Dr. Messina, krijimi i nje database per sipermarrjet turistike ne te gjithe Shqiperine eshte shume i rendesishem dhe ka si qellim zhvillimin e qendrueshem te turizmit. Dr. Messina tha se objektivi eshte qe te kemi nje rikonjikcion te ofertes turistike te Shqiperise dhe qe ta kthejme kete ne nje pike te forte te Shqiperise ne raport me kerkesen nderkombetare per turizmin. “Kemi operuar duke marre sistemin e vleresimit te Shoqates Europiane te Hoteleve dhe Restoranteve, sistem qe eshte percaktuar ne 14 korrik 2009 dhe e kemi integruar me Protokollin e Vleresimit Cilesor qe universiteti yne ka ndertuar ne menyre origjinale”, - tha prof Messina. Sipas tij, ky do jete “projekti me i perparuar nga pikepamje e analizes ne Europe sepse jane sistemet qe jane perdorur per vleresimet e hotelerise ne Holande, Zvicer, Bullgari dhe Austri me objektivin per te qene uniform me sistemin turistik shqiptar dhe ate evropian”.

Kurse Drejtori i Ministrise se Kultures, Benard Terkuci tha: “Me ane te ketij projekti do te realizohet dhe nje zhvillim i qendrueshem territorial dhe krijimi i nje produkti te perbashket turistik nder rajonal. Ne kete projekt jemi me disa komuna te Italise. Jemi me Agjencine Kombetare te Turizmit ne Mal te Zi dhe me komunen e Igumenices ne Greqi”. Terkuci pohoi se eshte nje sipermarrje e veshtire sepse nuk eshte e lehte te nxjerresh nje produkt te perbashket per te gjithe rajonin. “Me konferencen qe do te zhvillohet ne fund te shtatorit nga ana cilesore do te japim nje produkt te perbashket turistik per rajonin. Kjo do te beje te mundur dhe rritjen e konkurrences ne nje sistem te perbashket turistik. Ne do te synojme prodhimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike shqiptare si; kulturat bujqesore, punimet artizanale dhe trashegimine tone kulturore, ku perfshihet trashegimie artistike, por edhe arkeologjike. Per here te pare do te behet gjithashtu edhe percaktimi i ofertes turistike shqiptare dhe cilesia e saj”, - perfundoi z.Terkuci.

Projekti qe perfshiu si fitues Shqiperine

Zyra e Sherbimit Turistik (ZSHT) eshte nje nga fituesit e projektit IPA Adriatica, nje projekt qe eshte se bashku me 9 komuna te tjera ne Shqiperi, Mal te Zi, Itali dhe Greqi. Projekti realizohet se bashku me: Bashkia Latiano ne Itali; Bashkia Nardò; Minibashkia Nr. 8 ne Tirane; Bashkia Durres; Bashkia Korfuz (Kerkyra) ne Greqi; Bashkia Igumenice (Prefektura e Thesprotise, Epir ne Greqi); IGEAM).

Gjithcka per turizmin

Eshte nje projekt qe ka te beje me zhvillimin e qendrueshem te turizmit dhe ai po realizohet ne bashkepunim me Universitetin Evropian per Turizmin. Qellimi i pare i projektit eshte zhvillimi i qendrueshem. Risia e ketij projekti eshte se per here te pare do te behet i mundur krijimi i nje database turistike, me te gjitha sipermarrjet turistike qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi.

Detajet e nismes

Per cdo produkt eshte hartuar nje protokoll cilesie qe tregon te gjithe karakteristikat e ketij produkti. Analiza do te beje te mundur nxjerrjen ne pah te pikave te forta dhe pikave te dobeta te gjithe sistemit turistik ne vend. Kjo do te sjelle dhe fushata te nevojshme per promovimin dhe permiresimin e gjithe sistemit turistik. E gjithe kjo pune do te finalizohet me nje publikim qe do te prezantohet ne fund te muajit shtator ne nje komunikim publik. Kjo do te beje te mundur qe te kete nje pergjigje per pyetjet se cfare kerkojne turistet e huaj kur vijne ne Shqiperi.

Objektiva kryesore

Krijimi i databazes me te gjitha sipermarrjet turistike ne Shqiperi

Krijimi i nje produkti te perbashket turistik nderrajonal

Percaktimi dhe krijimi i ofertes turistike shqiptare

Permiresimi i cilesise ne sektorin e turizmit

Promovimi i turizmit te qendrueshem me krijimin e produkteve te reja turistike

Zhvillimi dhe promovimi i gjallerise kulturore

Rritja e vlerave te qendrave historike ne syte e vendeve partnere

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›