E Diel, 1 Nëntor 2026

E vërteta e qendrimit të deputetit Blendi Klosi në grevë

Një mik i kryetarit të PS Ri ka kërkuar dje Edi Ramës të nxjerrë nga greva deputetin me komplikacione mjekësore, por njeriu i destabilizuar psikologjikisht, ka ulëritur m’u tek krevati i deputetit se “kushdo që del nga çadra, s’ka punë më, as me të e as me PS”. Linçimi politik po përdoret si shantazh, derisa kreu i PS të provokojë incidentin, i cili i duhet aq shumë për të shpëtuar karrierën e tij politike

Mashtrimet e Edvin Ramës dhe frazat plot venerancë për qëndresën e Blendi Klosit në grevën e urisë s’ia fshehin dot opinionit publik qendrimin e poshtër që ai po mban ndaj sekretarit të tij organizativ. E vërteta është se ashtu si të gjithë grevistët e tjerë, Blendi Klosi po mbahet peng, megjithëse kjo pengmarrje atij mund t’i kushtojë shumë rëndë. Klosi, njëri nga socialistët korrektë të grupit të ri parlamentar të Edvinit, një aset pozitiv i së majtës moderne, kontributi i të cilit në qeverisje, por edhe në politikën shqiptare, është njohur nga të gjithë krahët e politikës, vuan nga diabeti, por edhe nga disa diagnoza të tjera bashkëshoqëruese, një epikrizë e njohur për të gjithë organizatorët e grevës së urisë, por veçanërisht e njohur për Edvinin dhe entourage-in e tij. E pikërisht prej andej, nga një mik i Edi Ramës, sot ka ardhur ndërhyrja, një kërkesë formale, që personalisht Edi Rama ta nxjerrë Blendi Klosin nga greva, duke e konsideruar sakrificën e tij si krejtësisht të merituar, por edhe si të panevojshme për t’u vijuar më tej, meqenëse ajo i rrezikon atij seriozisht jetën (po të mendojmë edhe asistencën shëndetësore jashtë standardeve, që po ofrohet nga mjekët e rekrutuar prej Edvinit dhe Zabit Brokajt, thuajse pa asnjë mjet e që kryen thjesht një asistencë manuale). Ndërhyrja s’ka bërë fajde, pasi kryetari i PS ka ndjerë se kjo kërkesë mund të kishte një efekt zinxhir, dhe ka hyrë në çadrën ku po qendron i shtrirë Blendi Klosi, duke ulëritur se “asnjë grevist nuk duhet të dalë nga çadra, për asnjëlloj arsye dhe nëse dikush del, qoftë edhe i sëmurë, të jetë e qartë se ai s’ka më punë as me mua e as me Partinë Socialiste”. Kërcënimi për linçim politik ka qenë e qartë se drejtohej ndaj Blendi Klosit, emri më i përfolur në opinionin publik, se po mbahet peng në çadër veç për interesin personal të Edi Ramës.
Pas kësaj skene, për të cilën janë dëshmitarë thuajse të gjithë grevistët e urisë, Edi Rama është shfaqur në publik, duke deklaruar se “Blendi Klosi s’duhet të ishte fare në grevën e urisë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore, por ai më deklaroi, se s’lëviz asgjëkundi, pasi në çadra janë 200 veta, por që kanë veç një shpirt”. “Shpifje më monstruoze se ajo s’mund të kishte”, tha mbrëmë për gazetën njëri nga djemtë e ngarkuar prej selisë rozë në mirëmbajtjen e çadrave dhe kryerjen e shërbimeve parësore. Deklarata ka ngjethur opinionin publik, i cili ndjen se jeta e deputeti është në rrezik, për shkak se një njeri psikologjikisht i destabilizuar, ka vendosur të marrë 200 veta peng, t’u marrë jetët peng dhe të kërkojë t’i shkëmbejë ato me karrierën e tij politike.
Jo për të gjithë grevistët, opinioni publik e njeh kartelën mjekësore (shumica e emrave mbahen sekret, një praktikë kjo e ndjekur veç nga celulat terroriste që kryejnë pengmarrje), por në rastin e Blendi Klosit e vërteta ka dalë në shesh. Edi Rama po gënjen, prandaj për të vertetuar të kundërtën, ai duhet një orë e më përpara të ushtrojë autoritetin e tij për të nxjerrë deputetin nga greva e urisë (qoftë edhe me forcë) dhe për ta dërguar në spital, për tratimin e duhur mjekësor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›