E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon në Nju Jork, një grevë urie e social-komunistëve shqiptarë

Shqiptarët e Amerikës janë për protesta kundër komunizmit, titizmit dhe Milosheviçit


Ashtu siç edhe pritej, ka dështuar një tentativë (më shumë mediatike, e hapur tre ditë më parë nga gazeta e Koços, gazeta e grevës, faqja e saj on-line) se në “Nju Jork, 22 shqiptarë paralajmërojnë greve urie para selisë së OKB-së”. “Greva” e paralajmëruar nga disa prej fëmijëve, që prindërit e tyre sipas njoftimeve këtu në Nju Jork, konsiston se janë fëmijë, ish oficerësh të sigurimit të shtetit, ish nënpunës dhe kuadër të vjetër të profileve të larta gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ish ushtarak, të gjithë këta që kanë fituar një farë statusi ose ka edhe nga ata që janë pa status (ilegal), që për të tretën herë me radhë hedhin “trakte”, se greva shtyhet, deri të hënën. Burime të sigurta nga Nju Jorku, thonë se në SHBA, nga Tirana, kanë mbërritur një grup militantësh të Partisë Socialiste, aktivistë të saj - që siç thuhet me direktivat e marra nga kryetari i tyre Edi Rama, në Tiranë, vijnë në Nju Jork, që të kërkojnë të fusin në grevë urie fëmijët e ish oficerëve të sigurimit të shtetit, ish nënpunësve dhe kuadrove të profileve të larta gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ish ushtarakëve dhe nostalgjikëve e atyre të lidhur edhe më parë me segmentet e Sigurimit të Shtetit. Madje disa prej tyre kanë bërë telefonata anonime duke kërcënuar anëtarët e familjeve, të cilat nuk i bashkohen thirrjes se tyre. Duke parë këtë zhvillim, që është i paprecedentë në komunitetin shqiptar në SHBA, mbasi është e para herë që prej rrëzimit të komunizmit, fëmijët e tyre këtu dhe prindërit e tyre kërkojnë të ngrihen të motivuar nga bindjet e tyre komuniste - majtise e marksiste - leniniste. Interesimi në komunitet ka qenë i jashtëzakonshëm për të parë njerëzit se kush do të dalë në grevë dhe protestë në përkrahje dhe solidarizim me Edi Ramën. çfarë është ajo që po shqetëson komunitetin rreth këtij provokimi me anë të lajmeve që ka nxjerrë gazeta e Koços, bazuar në e-maile të dërguara nga Hamdi Dega dhe i biri i tij Alban Dega është se Hamdi Dega është një vemje e ish sigurimit të diktaturës komuniste, ish punonjës i sigurimit në ambasadat shqiptare në Amerikën e Jugut, një i akuzuar nga komuniteti se gjatë kohës që ka marrë azilin politik, ka mashtruar disa herë më pas azil kërkues shqiptar me dokumetet e azilit, ku ai është paraqitur si avokat duke i rrjepur shqiptarët me mashtrime pasi ai nuk ka dhe nuk ka pasur liçencën. ç’ka është dënuar edhe nga drejtësia amerikane. Shqiptarët e Amerikës janë distancuar nga këto zhvillime që sipas tyre nuk i shërbejnë aspak Shqipërisë, dhe mbi të gjitha çështjes shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Kosovën Lindore, çështjes së çamërisë. Kjo ka si qëllim të shpërnguljes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar, nga kriza dhe protestat e dhunshme në Greqi, në Tiranë. Gjatë këtyre 20 vjetëve, kemi parë disa përpjekje të komunisteve dhe ish anëtarëve të bllokut e bijëve të nomenklaturës, që sa herë që Kosova dhe çështje e tyre ishin në sy të botes, komunistët e dogjën dhe shkatërruan dhe e dogjën shtetin shqiptar, si në vitin 1997.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›