Leva komuniste Fiqiri Xibri, kapet në flagrancë, duke paguar para për pjesëmarrje në protestë

Rasti i dytë, pas intervistës së paradisaditëve, të shkodranit që kërkonte paratë e protestës. Demaskohet aksioni bolshevik i Edvinit: Palo-greva e bolshevikëve, Xibri kapet ‘mat’, duke u shpërndarë pagën grevistëve
Një nga njerëzit e afërt i konfirmuar ditët e fundit si levë e klikës bllokmene të Edi Ramës, sindikalisti i minatorëve, Fiqiri Xibri, ka hedhur në ‘erë’ sot gjithçka të sajuar nga kryesocialisti deri në momentin kur nuk bëhej fjalë për fakte të vërteta se grevistët janë të paguar... Sot në mes ditë, kryetari i sindikatave të minatorëve, është kapur duke shpërndarë lekë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht te çadrat e grevistëve, e cila duket qartë edhe nga pamja servirur nga mediat e pranishme aty. Kësisoj, Fiqiri Xibri ka protestuar shpesh për pagat e minatorëve dhe kushtet e tyre të punës, por së fundmi ai është kthyer në pagator të PS, duke shpërndarë lekë në mënyre ilegale për pjesëmarrësit në protestë.
...