E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta është që zgjerimi i BE-së nuk do të vazhdojë

Shpesh bëhen deklarata politike sa afër apo larg është e ardhmja e vendeve si Shqipëria në BE. Por këta sharlatanët që merren me politikë në Tiranë, lozin kukafshehthi me datat, le që këta Europën e kanë arritur dhe kaluar prej kohësh për nga standardet e jetesës dhe pasuria, kështu që nuk bëhen fort merak se kur u futkemi ne të tjerët në BE.

E vërteta politike aktuale është e thjeshtë. Në BE e dinë të gjithë. Një pikëpyetje e madhe është vënë tani mbi të ardhmen e Traktatit të Lisbonës, një seri reformash institucionale që kanë si qëllim të rregullojë punën e një BE-je të zgjeruar.

Traktati u hodh poshtë nga votuesit irlandezë në referendum, më 12 qershor 2008, dhe sipas rregullave të BE, nuk mund të hyjë në fuqi derisa të 27 shtetet anëtare ta ratifikojnë atë. Çfarë do të thotë kjo për perspektivën e vendeve si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Kosova etj?

Që nga ajo kohë, çekët kanë pezulluar ratifikimin e traktatit në parlament dhe presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ka refuzuar të ratifikojë traktatin për momentin, duke e quajtur atë pa kuptim. Kjo ka bërë që presidenti Sarkozy, me të marrë Presidencën e BE-së, midis të tjerave, të thotë se edhe zgjerimi i mëtejshëm i BE-së nuk do të vazhdojë për momentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›