Një dallim esencial ndërmjet diasporës hebreje dhe shqiptare
Mandej në kemi një problem në perceptimin e integrimit si koncept. Një parti shqiptare që jeton në vise autoktone shqiptare por nën diktate sllave, ka sufiks në emrin e saj fjalën integrim dhe kjo edhe më shumë e forcon bindjen se ne e kemi keqkuptuar integrimin.
Integrimi bëhet në instanca të huaja jo vendore. Por nëse e quani integrimin në Maqedoni instancë ndërkombëtare, atëherë ju duhet t'i plotësoni rregullat e Maqedonisë për integrim, që dihet se çfarë janë... Mandej, dua të bëj një dallim esencial ndërmjet diasporës hebreje dhe shqiptare, me qëllim që të kuptoni sa më lehtë se çka don të thotë integrimi dhe si organizimi në nivel kombëtar të mbron nga asimilimi.
Një hebre në Gjermani e emëron fëmijën me emër viking dhe një prapashtesë (Stein, Gold etj.) dhe ai din për Izraelin dhe kulturën e popullit të vet më shumë se një hebre i lindur në Izrael. Kurse ne shqiptarët e emërojmë me emër shqiptar dhe ai nuk din të flasë shqip. Brezat që vijnë mbrapa rrezikohen edhe më shumë.