Elbasan, përlasen tre mjete, aksidentohet 37 vjeçarja
Një aksident me plagosjen e një shtetasje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se një mjet tip Ford me targë EL 526 A ka goditur në pjesën e pasme një zetor bujqësor, mjet ky që ka patur të rimorkuar një makinë bujqësore.
Si pasojë e goditjes, makina bujqësore është shkëputur nga mjeti dhe ka goditur mjetin tip Volsvagen me targë PG 4018 B, i cili ishte duke kaluar në këtë aks rrugor. Si pasojë e përplasjes së tre mjeteve, është dëmtuar shtetësja Alketa Isufi, 37 vjeçe. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdedin e mjekëve. Ndërkaq, mësohet se është shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit drejtuesi i mjetit tip Ford, shtetasi Mustafani Hyseni, i cili akuzohet për veprën penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.