E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E verteta per shkollen Marubi"

Dy ministri te kabinetit qeveritar, dolen dje me nje qendrim te perbashket, lidhur me debatin e ndezur ditet e fundit mbi akademine Marubi ne mjediset e ish-Kinostudios ne kryeqytet. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve si dhe dikasteri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, sqaruan hollesite shkresore te vendimit te Keshillit te Ministrave. "Me 4 shkurt 2005 me nje vendim te qeverise atehershme, "Per dhenien pa shperblim, te nje mjedisi te shoqerise "Albafilm Studio" Tirane, shoqerise Orafilm Shpk me drejtor Kujtim Cashku, i eshte dhene ne perdorim pa shperblim per 10 vjet nje siperfaqe prej 200 m2, per ngritjen dhe funksionimin e shkolles se larte "Marubi", per filmin dhe multimedial", - evidentojne dy dikasteret.

"Nga ana e kesaj Shoqerie, - vijon reagimi, - qe nga momenti i hyrjes ne fuqi te ketij vendimi dhe deri me tani, jane perdorur jo vetem 200 m2 te falura nga ish-Kryeministri Fatos Nano, por e gjithe godina dhe siperfaqja funksionale e saj, pra nje siperfaqe prej 1822 m2 siperfaqe nen objekt".

MTKRS dhe METE pohojne se subjekti nuk ka paguar asnjehere asnje detyrim ndaj shtetit per periudhen e perdorimit te ketyre ambienteve nga data 4 shkurt 2005 deri me 1 shkurt 2009. Pervec kesaj, subjekti ne fjale ka uzurpuar edhe 2. 924 m2 siperfaqe jashte godines qe kerkon t'i perdore per interes privat, - vijon konstatimi i dy ministrive.

Ato me tej, sqarojne se asnjehere nuk eshte penguar mbarevajtja e shkolles dhe forcat e rendit nuk kane nderhyre aspak per kete. Kurse evidentojne: "I eshte kerkuar z. Cashku vetem te shlyeje detyrimet ndaj shtetit per siperfaqen 1475.6 m2, detyrim i cili kap shifren e 41.316.800 leke dhe te largohet nga siperfaqja e lire e uzurpuar prej 2.924 m2".

Me tej, dy dikasteret publikojne sikunder theksojne, faktin e konstatuar, qe shoqeria "Orafilm" Shpk, gjithmone ka refuzuar bashkepunimin per gjetjen e rrugeve ligjore, duke pretenduar se eshte nje institucion arsimor qe i sherben artit dhe kultures dhe duhet mbeshtetur nga ana e shtetit. "Sqarojme se subjekti ne fjale kryen aktivitet privat dhe shkolla eshte jopublike ku mesimi kryhet kundrejt pagesave nga studentet qe e frekuentojne ate", - kujtojne ministrite, duke konsideruar si dezinformimin, reagimet ditet e fundit nga Drejtori i "Orafilm" sha Kujtim Cashku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›