"Si i shohim vip-at shqiptare"
Eshte njeriu me i perfolur mes personazheve vip dhe gazetareve te faqeve roze. Elbino Llalla jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe megjithate kjo nuk e pengon qe te furnizohet me lajme e thashetheme per vip-at, duke u bere dhe burim per faqe roze te shtypit shqiptar. Elbino Llalla permes revistes elektronike Albaniac prej vitesh ben identikitin e vipa-ve shqiptare dhe jo vetem. Ai ka arritur te shnderrohet dhe vete ne nje personazh. Si i duken celebritetet shqiptare, me antipatiket dhe me te pelqyerit prej tij dhe si arrin qe nga Nju Jorku te furnizoje me thashetheme faqet roze te shtypit shqiptar e atij kosovar.
Je njeriu me i kopjuar i vitit. Si ndihesh?
(Qesh) Me bere te qesh qe me pyetjen e pare. Cfare te them?! "Falenderoj" te gjithe ata qe me kane kopjuar shkrimet dhe me dhane kete "titull". Tani te nderrojne profesion se vetem gazetare nuk jane ose jane gazetar, por nuk kane ndergjegje Pavaresisht nga emertimi duhet ta kuptojne se nuk eshte mire. Me e bukura eshte kur mbasi na kane kopjuar, pa pike problemi na nxjerrin ne kopjace!
Por ne nje fare mase kjo tregon se informacionet e tua vlejne perderisa ato bejne xhiron e gazetave shqiptare.
Jo vetem qe vlejne, por mesa duket po ndihmojne dhe ne shitjen e tyre. Mua me vjen per te qeshur kur dy tre gazeta publikojne te njejtin lajm prej "Albaniac" dhe i vendosin ndonje emer gazetari UFO. Apo duhet te qaj une...u bera konfuz!
Cfare beson se i ben njerezit te klikojne kaq shume te siti yt?
Une e kam thene dhe ne shkrimet e mia. Lexuesi nuk eshte budalla. Nese nuk i qendron besnik, nese nuk publikon shkrime te bazuara ne fakte dhe nese nuk e respekton shijen dhe kerkesat e tij, atehere me mire nderro profesion. Ne themi te verteten dhe vetem te verteten sado e hidhur apo e embel, qe te jete e ne te njejten kohe shkruajme per ata artiste qe sipas statistikave te faqes, ka me shume kerkesa per informacion.
Eshte pak e cuditshme qe jetoni ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe arrini te mesoni thashetheme per vip-at shqiptare, para dhe atyre vete. Sa i gjere eshte rrjeti juaj i informatoreve.
"Hmmm...ta tregoj por pastaj une dhe ti duhet te nisemi per nga Afrika se behet keq puna (qesh). Bej shaka! Nuk eshte aq e nderlikuar sa duket. Thjesht i kushtoj vemendje cdo detaji dhe kur nuhas dicka bej kerkime ne vendet dhe personat e duhur. Nuk eshte se dikush tjeter nuk mund te bej dot te njejten gje, por thjesht kane nje numer me te kufizuar kontaktesh dhe jane me pak te vemendshem ose pertace.
Te ka ndodhur qe te kesh marre dhe informacione te rreme?
"Ndodh, por une gjithmone bej verifikimin ne dy tre kontakte te ndryshme, per te vertetuar lajmin. Nese mesoj se me kane genjyer, atehere aty perfundon bashkepunimi im me ate person".
Duke qene vete drejtuesi i Albaniac ti shkruan ate qe mendon, pa patur frike qe dikush mund te marre ne telefon shefin. Mendon se fakti qe nuk autocensurohesh eshte nje nga arsyet se pse siti eshte kaq i sukseshem?
Pjeserisht ndoshta, por ne pergjithesi suksesi i Albaniac besoj se vjen per disa arsye. I japim publikut ate cka kerkon pavaresisht nese kengetari kendon tallava apo rrok. Gjithmone kemi qene te vertete dhe asnjehere nuk kemi shkruar per ti bere mire apo keq dikujt e mbi te gjitha jemi nder publikimet e vetme ku mund te lexosh ne menyre te balancuar per artistet nga mbare trojet shqiptare. Persa i perket censures, dhe kur kam punuar per te tjere asnjehere nuk e kam pasur problem. Cuditerisht dhe fatmiresisht, ndoshta ka te beje dhe menyra e te komunikuarit, por kurre nuk me kane thene qe: "Jo! Ky shkrim nuk do publikohet apo kjo pjese duhet hequr". Nese kam dashur qe dicka te publikohet ja kam gjetur menyren qe te ndodhe. Tani qe po e mendoj po me duket dhe vete e pabesueshme.
Cilin nga vip-at shqiptare ke pasur me shume problem per ta intervistuar?
Sot ka aq shume vi-vi-vi-pa saqe kur njeri thote jo, hopa tek tjetri. Ne vitet '90 s'kishe c'te beje se 10 vipsa ishin gjithsej e dilnin ne cdo gazete. Nese dikush nuk ka deshire te intervistohet...shume ne rregull! S'ka lutje. Kryesisht nuk jane vip-at, por lexuesit ata qe na krijojne probleme. Mbaj mend nje here ne nje party, nje vajze me pyet e irrituar: "Kush eshte ai idioti qe ben ato shkrimet tek Albaniac?", "Perballe syve e ke," i thashe,-"...si eshte puna?" Vetem te shihja reagimin e saj, ishte i pacmueshem.
Kush ju eshte dukur me fals?
Hmmm... nuk do ishte e hijshme te permendja emra (Qesh). Ne fund te intervistes te gjithe fallco jane, sepse duan te luajne lojen sipas personazhit qe kane krijuar ne skene. Ka nga ata artiste qe ne bisede apo ne jeten private jane cool e ne skene nuk i sheh dot apo ka artiste qe ne skene te mahnitin e kur bisedon me ta, blllaaaah. Te gjithe mundohen te duken supercool. Si Shakira pra.
Mire per falsot nuk dhate asnje emer. Po me i vertete kush ka qene?
Eshte nje pyetje shume specifike dhe nuk mund te paramendoj se i njoh aq mire, por me shume pershtypje me kane bere motrat Ismajli dhe Rona Nishliu.
Ju ka ndodhur qe t'ju kontaktojne per te mohuar nje lajm qe ke publikuar apo qe vete personazhet te te japin lajme.
Vazhdimisht jam ne kontakte me vip-at (shiko duhet te gjejme nje fjale tjeter per vip-at se nga anglishtja ne shqip shume rremuje duket). I pyes apo me tregojne per projektet e ardhshme dhe besoj kjo ndodh sepse kam arritur te fitoj besimin e tyre. Ata e dine qe une ne asnje menyre une nuk do shperdoroja informacionin qe me japin. Rralle here ka ndodhur te me kontaktojne per te mohuar ne lidhje me ndonje lajm, qe kemi publikuar ne Albaniac. Zakonisht pervec lajmit une grumbulloj dhe "paslajmin" per te justifikuar ate qe shkruaj. Dhe per shembull kur Blero me tregoi se lajmi mbi ndarjen e tij nga e fejuara nuk ishte i vertete, atehere i shkrova disa detaje qe le te themi ...e binden kengetarin se vertete ishte ndare.
Si ka arritur deri ketu Albaniac. Na trego pak kur nisi dhe cila ishte ideja e pare per nje web te tille.
Albaniac eshte krijuar ne 2002 dhe eshte nje prej faqeve me jetegjata shqiptare. Ka nisur shume rastesisht.Une sapo kisha mberritur ne Amerike dhe nuk doja te shkeputesha nga gazetaria apo aktivitetet kulturore ne Shqiperi. Fillova te shkruaja ne disa botime te komunitetit shqiptar ne Amerike dhe ne te njejten kohe u njoha me Algertin, i cili sapo kishte perfunduar shkollen per web design. Kisha vene re se informacioni mbi artistet dhe aktivitetet kulturore ne Shqiperi, ketu ne komunitetin shqiptar te Amerikes ishte pothuajse inekzistent. Nderkohe ne revistat apo gazetat shqiptare qe me vinin nga vendi, vija re se shkruhej tre cerek per artistet e huaj e cerek per ata shqiptar. Kjo me habiti, pasi ndodh teresisht e kunderta ne shtypin e huaj ne pergjithesi. Keshtu lindi ideja per Albaniac. Perse te shkruajme per te huajt, kur nuk shkruajme per artistet tane? Ne te njejten kohe, kam pasur per qellim bashkimin e informacionit nga te gjitha trevat shqiptare ne nje vend te vetem. Qe ne shkollen tetevjecare jam njohur me muziken e shqiptareve te Kosoves e Maqedonise dhe gjithmone me ka bere pershtypje sesi ne te dyja anet e kufirit eshte bere jashtezakonisht shume pak per te bashkuar tregun e muzikes ne nje te vetem. Qe te keni idene sesa shume Albaniac ka bere ne kete drejtim, ju them se nje perqindje e madhe e atyre qe na lexojne kujtojne se une jam nga Kosova!
Me trego pak per eksperiencat qe ke pasur ne Shqiperi dhe me cfare merresh aktualisht ne Amerike, pervecse me Albaniac?
Ne familjen time kemi qene te abonuar ne cdo reviste e gazete qe publikohej atehere ne Shqiperi dhe kemi pasur nje biblioteke shume te madhe. Ne shkollen fillore revista "Fatosi" me dedikoi nje faqe te tere si lexues shume i rregullt i librit dhe besoj se pikerisht ne ato momente ka filluar lidhja ime me shtypin. Kam botuar nje vjershe te pare tek "Pioneri" me pas tek "Bashkimi" si dhe disa botime lokale derisa mberrita tek gazeta "Intervista" kur ishte ne kulmet e saja. Ka qene Tan Kristo ai qe me nje besim te cmendur me ka dhene mundesine per tu publikuar. Gjithmone do t'i jem mirenjohes dhe pse shume here harroj ta marr ne telefon. Pastaj kam punuar tek gazeta Republika, Alba TV, Tele Norba, Radio Koha, TVSH, Rinfest, Radio Calvin, etj. Deri kur fitova nje burse studimi per ne Poloni dhe u largova. Prej tete vjetesh jetoj ne Amerike ku kanalet me te njohura amerikane ngelen duke mu lutur qe te punoj per ta, po une jo e jo, nuk dua. Madje MTV tha: "Ne per ty? Hap gojen dhe u be spektakli". Po une ja kam inatin se akoma nuk ja kane transmetuar videot as Bleones e as Genta Ismajlit dhe hic i thash nuk ju dua. Tutje! (Qesh). Midis te tjerash po ndjek nje kurs per skenarist si dhe nje diplome per "Menaxhim Reviste". Kam disa kohe qe shkruaj dhe ne anglisht per nje reviste lokale, si dhe kam perfunduar disa skenare filmash qe nga pertimi s'po behem mbare t'ia nis agjentit. Nderkohe kam publikuar shkrime ne disa prej revistave me te njohura ne Shqiperi si Klan, Spekter, Jeta etj. Me fjale te tjera...me pelqen jeta ime!