E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euronews, 50 minuta per Shqiperine

Pas CNN, Shqiperia nisi dje promovimin e turizmit edhe ne rrjetin tjeter prestigjioz, Euro News. Spoti eshte realizuar nga vete televizioni Euronews, i cili sipas nje sondazhi, per here te pare, ka nje audience ditore me te larte se CNN. Ministri i Turizmit Ylli Pango tha dje ne nje konference per shtyp se numri prej 2.7 milione turiste qe kane vizituar Shqiperine, gjate vitit te kaluar, pervec permiresimit te imazhit te Shqiperise, konsiderohet dhe si rezultat i transmetimit ne kanalet me prestigjioze boterore te spoteve publicitare per turizmin shqiptar. Pango tha se kjo eshte pjese e promocionit te fuqishem te njoftuar edhe nga kryeministri, si nje mjet per te ruajtur fluksin e turisteve, jo vetem nga rajoni, por edhe nga Evropa Perendimore.

Sipas ministrit, kostoja e ketij spoti eshte rreth 16 milione leke, sa gjysma e kostos se spotit transmetuar ne CNN. Spoti i ri, i titulluar "Shqiperia-pasioni im" zgjat 30 sekonda dhe do te transmetohet 100 here, ne oret me te shkueshme (60% do te transmetohen para edicionit te lajmeve apo gjate transmetimit te tij). Dje u transmetua spoti i pare, rreth oren 10:46, ne pranine e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Ylli Pango dhe mediave kryesore ne Shqiperi. Pamjet me ngjyra te embla dhe plot kontraste te plazheve, maleve, liqeneve, rrenojave arkeologjike, monumenteve kulturore, qyteteve dhe njerezve i komunikojne shikuesve pamje te forta dhe mbreselenese, duke i joshur te vizitojne Shqiperine, natyren, monumentet dhe jeten e saj.

Nepermjet ketij spoti, ftohen turistet e huaj te zbulojne Shqiperine, kete destinacion te ri mesdhetar me trashegimi kulturore teper te pasur dhe natyre te larmishme dhe magjepsese; duke e bere kete ne menyre te thjeshte dhe te natyrshme, ashtu sic duhet te jete nje eksperience e vertete udhetimi. Prodhimi dhe transmetimi nderkombetar i ketij spoti eshte bere nga vete rrjeti Euro News.

"Shqiperia, nje dashuri e re mesdhetare", kushtoi 300 mije euro

Per dy vjet me radhe, spotet per promovimin e turizmit te Shqiperise jane transmetuar ne rrjetin televiziv CNN. Xhirimet e spoteve, te realizuara edhe ne cepat me te "humbur" te Shqiperise, zbulonin bukurite e vendit tone. Ajo qe e ben te ndryshme reklamen e ketij viti, eshte fakti se transmetimi ka nisur me heret, duke marre parasysh se vitin e kaluar spoti startoi me 7 prill. Kohezgjatja e transmetimit ishte 3 jave, kundrejt nje audience prej rreth 44 milione teleshikuesish dhe nje fondi prej 300 mije eurosh. Vitin e shkuar ne CNN u transmetuan tre spote. Spoti i pare paraqiste nje familje qe udhetonte neper atraksionet kulturore dhe plazhet e vendit tone. Mamaja dhe vajza e vogel shihen nga syte e babait teksa shijojne pushimet e tyre ne Shqiperi.

Spoti i dyte prej 30 sekondash, paraqet nje cift te ri te dashuruar. Nga kendveshtrimi i djalit, shihet nje vajze e re e bukur, qe magjepset dhe intrigohet nga bukurite e Shqiperise. Spoti i trete prej 30 sekondash, e shihte Shqiperine nga kendveshtrimi i nje te riu qe gjate pushimeve te tij, pervec terheqjeve kulturore, shijon edhe aktivitete sportive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›