E vërteta rreth çështjes së emrit të djalit të saj

Adele tha se emri i djalit të saj është shumë personal dhe nuk po mendon se është momenti i duhur për ta ndarë me të tjerët.
Këngëtarja britanike lindi fëmijën e saj të parë në tetorë të vitit të kaluar, dhe që nga ajo kohë ajo është parë shumë e përkushtuar në rolin e saj si nënë, përkrahë të dashurit, Simon Konecki.
Ajo u rikthey në tapetin e kuq për ndarjen e shpërblimeve “Globi i Artë” ku fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale për këngën “Skyfall”.
“Jam shumë e emocionuar duke parë se si më ka ndryshuar amësia. Nuk do ta bëj të ditur emrin e tij në këtë moment. Kjo qështje është shumë personale për mua. Po kënaqem duke e pasur vetëm për vete”, tha ajo në prapaskenë.
Këngëtarja në momentin kur pranoi trofeun falenderoi të dashurin dhe foshnjën për motivimin që po i bëjnë të dy. /Indeksonline/