Paris Hilton, e dashuruar dhe seksi

Paris Hilton tregoi edhe njëherë format e saja seksi derisa pozonte gjatë pushimeve të saja.
Pasanikja 31 vjeçare momentalisht është duke shijuar pushime luksoze në Meksikë me të dashurin e saj 21 vjeçar, River Viiperi.
Në fotot të cilat vetë Paris i publikoi shihet e veshur me bikine me shumë ngjyra duke qëndruar pranë një pishine dhe duke shtyrë gjoksin e saj përpara.
I dashuri i saj, River postoi një fotografi me disa foto të tij dhe Paris në faqen e tij në Twitter.
Ai shkroi: “Sot me biondinën time të mrekullueshme. #Plazh #Pishinë #Argëtim #Parajsë #Kujtime #Dashuri”.
Të njejtën foto më pas e ripostoi edhe Paris duke shkruar “Një ditë e mrekullueshme për dashuri”. /Indeksonline/