E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish i fejuari i shqetësuar për shëndetin e Britney Spears

Ish i fejuari i Britney Spears ka treguar se ka qenë shumë i stresuar duke menduar për atë se si ajo do të mund ta pranonte ndarjen. 

Ka pasur prej kohësh spekulime se Britney dhe Jason nuk e kanë pasur romancën e tyre në momentet më të mira. Të premtën, ylli konfirmoi se ata kanë vendosur të vazhdojnë në rrugë të ndarë, pas një viti të fejuar.

Britney ende njihet për depresionin të cilin e pësoi në vitin 2008 pas ndarjes së saj me bashkëshortin Kevin Federline

“Kjo situatë e ka bërë këtë vendim edhe më të vështirë. Jason ka qenë shumë i stresuar dhe shumë i koncentruar në Britney duke menduar se çfarë do të ndodhte me të nëse ai do e linte. Ai ishte i brengosur për të sepse e donte shumë, por filloi t’ia nxinte frymën me xhelozinë e saj”, citohet një mik i Jason. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›